• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

Si ndërhynte Dritëroi për t’i shpëtuar shkrimtarët nga dënimet politike

14 February, 2017
në Dosje
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Elona Agolli, vajza e Dritëro Agollit, reagon në lidhje me debatin publik mbi veprën dhe rolin e shkrimtarit të njohur gjatë viteve të komunizmit.

Elona Agolli publikon një pjesë nga vepra e Dritëroit “Teshtimat e lirisë”, ku ai shkruan për keqtrajtimin e poetëve e shkrimtarëve në vitet e diktaturës.

Fragment nga libri i Dritëro Agollit “Teshtimat e lirisë”, fq 861, 862:

“Në hetuesi poetin Visar Zhiti e kanë pyetur: ç’lidhje dhe ç’ke të bësh me Dritëro Agollin dhe ç’ke biseduar me të?”, pasi unë ndërhyra në prokurori për të dhe nuk e ndihmova dot. Në komitetin e partisë së Lushnjës kam ndërhyrë për Faslli Halitin e Bujar Xhaferrin.

Në komitetin e partisë të Tiranës, Ersekës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Lezhës, Librazhdit, Kukësit dhe në KQ të Partisë dhe në atë të Rinisë, unë kam protestuar për sjelljen e keqe ndaj Bujar Lakos, Sadik Bejkos, Bujar Kapexhiut, Dhori Qiriazit, Valter Files, Skënder Rusit, Preç Zogajt, Rudolf Markut, Dodë Kaçajt, Koçi Petritit, Lazër Stanit, Jorgo Bllacit e të tjerëve, pa numëruar ata letrarë të shumtë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë të ndihmuar për të ndjekur studimet e larta, me mesatare dhe pa mesatare, me biografi të mirë apo me cene në biografi.

Në një darkë të gjerë në Fier, me zë të lartë i kam thënë Pali Miskës, atëherë sekretar i parë i komitetit të partisë së rrethit dhe anëtar i Byrosë Politike: “Ju e përdorni shkrimtarin e talentuar Pëllumb Kulla si argat dhe ne do të bëjmë çmos për t’ua marrë nga Fieri!”. Atje ishte prezent e gjithë trupa e teatrit të qytetit. Për ndalimin e veprave të Xh. Spahiut, K. Kostës, M. Ahmetit kam shkuar ne KQ të Partisë për t’u ankuar. Po kështu dhe për keqtrajtimin e Mehmet Myftiut dhe Vehbi Skënderit.

E kam mbrojtur dhe e kam nxitur për ta botuar romanin “Koncert në fund të dimrit” të Ismail Kadaresë, që ishte bllokuar për disa vjet, para Foto Çamit, sekretar i KQ, duke i kundërshtuar ata që ishin kundër botimit në prezencë të autorit. Ndërgjegjen e kam të pastër…”.

Paraardhëse

Kina dëbon dhjetëra misionarë koreano-jugorë

Pasardhëse

Kapen grabitësit e Rinasit, dy prej tyre ish-ushtarakë

Pasardhëse

Kapen grabitësit e Rinasit, dy prej tyre ish-ushtarakë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.