• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Denoncimi / Të gjitha akuzat e Manjanit pas dorëheqjes

30 January, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministra që flenë tek hoteli i Klement Balilit me dashnoret. Shefa policie që kanë fshehur skedën e Balilit. Një kryeministër që kërcënon gjyqtarët me telefon, që merr vendime qeverie pa mbledhur ministrat.

Kurrë më parë, asnjë ministër i Republikës nuk është larguar nga posti i tij me akuza kaq të rënda sa ato që ka artikuluar Ylli Manjani në konferencën e tij të fundit për shyp. Ai ka thënë se edhe sikur kjo të jetë dita e tij e fundit në politikë, ai nuk mund të pajtohej me një qeveri të kanabizuar. Sipas Manjanit, që mbahet mend se në politikë nuk e ka pasur problem të thotë gjithçka dhe të kundërtat e tyre, ai u largua nga qeveria pas deklaratës se ushtria duhet të ndërhyjë kundër hashashit.

“U shtuan presionet kur bëra deklaratën për kanabisin. E bëra atë deklaratë si qytetar i shqetësuar. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim. Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin, por kanë frikë të flasin. Që pas asaj situate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj kryetarit të Kuvendit për largimin tim. Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet emri im me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta”, tha ai.

Ai theksoi se për këto akuza faktet i kanë shërbimet e huaja. “Mos m’i kërkoni mua, i kanë shërbimet e huaja të gjitha këto”, tha ai.

Manjani shtoi se ndihet i nderuar që është i shkarkuar.

“E dini ju që në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur. Shikoni TIMS, shumica e ministrave ishin jashtë shtetit. Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë çështje? Këto janë historitë. Këto janë ndarjet parimore”.

Ai tha se shërbimet e huaja i kanë kërkuar në fakt Ramës shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe jo shkarkimin e tij.

“Në fakt, shërbimet e huaja, që kanë prova për lidhjet e policisë me krimin, i kanë kërkuar Ramës që të shkarkojë Tahirin. Por ja që më shkarkuan mua”, tha Manjani në konferencën për mediat në orën 13:00.

Ai hodhi akuza të rënda edhe për Ardian Çipën, i cili sipas tij ka pasur akses në bazën e të dhënave të Interpolit, ku ka parë edhe skedën e Balilit. Por sipas Manjanit, ai e ka mbajtur të fshehtë këtë gjë. /Lapsi

Paraardhëse

Zyrtare / Edi Rama shkarkon ministrin e LSI

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e martë 31 janar 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e martë 31 janar 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.