• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Debate në PD, Topalli dhe Bregu kundër bojkotit

16 January, 2017
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Disa orë para mbajtjes së seancës së parë plenare për këtë sesion parlamentar për vitin 2017, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur grupin kuvendor të forcës politike që ai drejton. Fillimisht ka qenë Basha që ka informuar deputetet rreth takimit me partitë aleate të koalicionit, ku u diskutua lidhur me reformën zgjedhore dhe hapat që do të marrë opozita në raport me zgjedhjet.
Të njëjtat burime pohojnë se brenda mbledhjes ka patur mjaft debate. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mësohet të jetë shprehur kundër bojkotit të Kuvendit, qëndrim që është mbështetur edhe nga deputetja e PD-së, Majlinda Bregu. “Nuk jam për të bojkotuar Parlamentin, kjo do na penalizonte”, – është shprehur Topalli. Ndërsa Bregu ka vijuar  “jo 22 parti, por 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona”.

Por brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ka patur edhe zëra në mbështetje të bojkotit të Kuvendit. Sipas burimeve, deputeti Genc Ruli është shprehur se “Për të arritur zgjedhje normale, ia vlen dhe të shtyhet data zgjedhjeve”. Ndërsa Arben Ristani mësohet të jetë shprehur se “duhet të përshkallëzojmë reagimet, me bojkot e protesta”. Me të ka replikuar Bregu që mësohet të ketë thënë se “a është në gjendje sot PD të organizojë protesta”

Kurse deputeti Aldo Bumçi ka propozuar që PD të përgatisë variantin e saj. “Duhet të përgatitim variantin tonë. Nëse e nisim, duhet ta përfundojmë aksionin. Prandaj duhet te kemi kujdes ne vendimmarrje”, – është shprehur Bumçi.

Deputetja Majlinda Bregu ka deklaruar se pavarësisht aleatëve barra e madhe në këtë rast është e Partisë Demokratike.

“Jo 22 parti, por 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona. Unë nuk jam për të dalë nga parlamenti”- ka thënë Bregu, duke shtuar “A jemi të sigurt se jemi gati për protesta?”.Memorandumi/ Basha dhe aleatët dalin njëzëri: Ja kushtet për zgjedhjetOpozita ka konsoliduar qëndrimin e saj për zgjedhjet duke i vendosur kushtet shumicës parlamentare.Me anë të një memorandumi të nënshkruar nga partitë e koalicionit opozitar, u theksua se votimi dhe numërimi elektronik është një kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme.Nënshkrimi i tij u bë gjatë takimit të sotëm të Bashës me krerët e partive aleate, qëndim që iu bashkuan edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i AK, Kreshnik Spahiu.
Paraardhëse

110 ton ndihma në zonat e prekura nga moti

Pasardhëse

“Ngrin” zgjedhja e zëvendësit të Llallës

Pasardhëse

“Ngrin” zgjedhja e zëvendësit të Llallës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.