• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkia e Tiranës, çerdhe të re në Kombinat

31 December, 2016
në Aktualitet
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kombinatit i shtohet një çerdhe e re për fëmijët e zonës. Bashkia e Tiranës ka rikualifikuar disa ambiente të pashfrytëzuara më parë, duke i shndërruar ato në një çerdhe për fëmijët e Kombinatit. Ambientet e reja u inspektuan edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se një meritë e veçantë për hapjen e kësaj çerdheje kanë edhe prindërit e fëmijëve që mundësuan një pjesë të pajisjeve dhe orendive.

“Jam shumë entuziast që në prag të Vitit të Ri fillojmë një çerdhe e re. Dua të falenderoj të gjithë banorët e Kombinatit. Ashtu siç e thotë ajo shprehja, duhet një fshat për të rritur një fëmijë; na duhet një komunitet që të bëjë një çerdhe sepse nuk mjafton vetëm infrastruktura që siguron Bashkia, por gjithë dashuria e prindërve, kontributet e vogla, një krevat, një set enësh dhe kur të gjithë kemi kontribuar sadopak, edhe investimi ruhet. Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar”, tha Veliaj.veliaj-ne-cerdhen-e-re-ne-kombinat-6

Ai theksoi se ky vit që po mbyllet mund të konsiderohet edhe si viti ku fokusi kryesor i punëve që ka bërë bashkia ka qenë te e ardhmja e qytetit, që janë fëmijët. “Ky ka qenë një vit me shumë punë, por nëse do ketë një punë që do mbahet mend, ka qenë fokusi i jashtëzakonshëm te fëmijët; Tirana nuk është perfekte, ka ende shumë probleme, kemi ende shumë punë për të bërë, por di të them që ndihem shumë mirë me ç’kemi bërë për çerdhet e kopshtet sepse besoj se kemi filluar mbarë, jo duke bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Vetëm kështu mund të ecë përpara Tirana, me fokus te puna, tek e ardhmja, duke shpresuar gjithmonë me optimizëm se ditët më të mira i kemi përpara”, shtoi kryebashkiaku Veliaj, ndërsa tha se puna e bërë me çerdhet dhe kopshtet do jetë etaloni dhe standardi mbi të cilin do të bëhen gjithë punët në vitet e tjera.veliaj-ne-cerdhen-e-re-ne-kombinat-2

Zhaneta Beqiri, drejtoresha e Qendrës se Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QZHEF) bëri të ditur se po synohet që të ecet drejt një modeli të integruar çerdheve dhe kopshteve. “Risia e kësaj çerdhe të re është se jo vetëm plotësojmë kërkesat për frekuentim që kemi nga komuniteti, por ajo që është më e rëndësishme dhe që i mëshojmë çdo ditë është fakti që punohet me standard edukator-fëmijë. Në këtë çerdhe punohet për fëmijët e rritur 2-3 vjeç, një edukatore për 7 fëmijë dhe për fëmijët e vegjël, një edukatore me 4 fëmijë. Gjithashtu, brenda një viti, jo vetëm që punojmë me standarde në këtë shërbim që ofrojmë, por po mundohemi të implementojmë modelin e ri të çerdheve e kopshteve të integruara, në mënyrë të tillë që përshtatja e fëmijëve nga çerdhja në kopsht të jetë me lehtë dhe të jetë një përshtatje që garanton edukimin, zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve”, tha Beqiri.

Paraardhëse

“Fundviti i fundit i një kryeministri të korruptuar”

Pasardhëse

Dy të vdekur dhe tre të zhdukur nga përmbytjet

Pasardhëse

Dy të vdekur dhe tre të zhdukur nga përmbytjet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.