• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

ERE nis procedurat për përcaktimin e çmimit të ri të energjisë për bizneset (35 Kv), nuk përjashtohet rritja

26 December, 2016
në Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka nisur procedurat për përcaktimin e një çmimi të ri për bizneset që furnizohen nga rrjeti 35 kilovolt, i cili do të jetë më i lartë se aktuali.

Çmimet e reja, që do të hyjnë në fuqi vitin që vjen, do të jenë të vlefshme për bizneset që nuk do të gjejnë një furnizues të ri. Ligji i ri i energjisë i detyron këto biznese të dalin nga rrjeti publik i furnizimit n ë datën 1 janar të vitit që vjen. Por nëse ato dështojnë të gjejnë një furnizues të ri dhe do të vijojnë të përdorin OSHEE si mundësi të fundit, do të paguajnë energjinë me një çmim më të lartë.

Aktualisht janë evidentuar 82 konsumatorë t ë mëdhenj të energjisë nga rrjeti 35 kv, t ë cilët sapo të pajisen me sistemin e ri matës, do të nxirren në tregun e lirë të energjisë dhe për rrjedhojë nuk do të jenë të mbrojtur nga çmimet e tregut.

Ekspertët e sektorit rekomandojnë që këto biznese, deri në krijimin e Bursës së Energjisë, duhet të prokurojnë energjinë, duke bërë kërkesa në shumë operatorë dhe lidhin kontrata furnizimi të paktën njëvjeçare. Në këtë mënyrë, ata kanë mundësi të shmangin luhatjet e çmimeve në treg gjatë vitit.

Bizneset do të jenë të ekspozuara ndaj rritjes së çmimit të energjisë, sidomos në kohë thatësire, pasi furnizimi i vendit në këto periudha është i varur tërësisht nga importet. Nëse KESH-it i duhet të blejë energji më çmim 120 euro megavatori, siç ka ndodhur në vitin 2011, sigurisht që edhe bizneset janë të ekspozuara nga çmimet e larta, nëse kjo ngjarje përsëritet.

Këshilltarja e ministrit të Energjisë, Entela Cipa, duke komentuar këtë çështje pak kohë më parë, tha se ka më shumë gjasa që çmimi i energjisë të ulet pas liberalizimit të tregut. Ajo thotë se vendi po shton çdo ditë kapacitetet e furnizimit dhe linjat e transmetimit gjithashtu. Në këto kushte, konkurrenca në treg do të rritet e për rrjedhojë, kjo do të shtojë presionin në uljen e çmimeve, thotë ajo.

Gjithsesi, edhe pas liberalizimit të tregut, bizneset rrezikohen nga furnizimi me energji. Operatori i Shpërndarjes do të mbajë përgjegjësinë e furnizuesit më të fundit. Kjo do të thotë se, nëse një nga konsumatorët e mëdhenj të energjisë do të dështojë të gjejë furnizuesin në tregun e lirë, atëherë OSHEE do të vijojë të furnizojë. Por në këtë rast ndryshon kushti për çmimin, i cili do të jetë më i lartë. Gjithsesi, tarifat do të miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë duke marrë në konsideratë analizën e kostove.

Paraardhëse

Detajet të reja nga rrëmbimi i 22-vjeçares: “Mos më bëni gjë, jam e lidhur”, lutja që e shpëtoi…

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e martë 27 dhjetor 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e martë 27 dhjetor 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.