• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kushtetuesja, vendimmarrje edhe pas mbarimit të mandatit të anëtarëve

26 December, 2016
në Politikë
0
Ligji për pronat
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë në mbrojtje të ligjit themeltar funskionon me gjyqtarë të cilëve iu ka mbaruar mandati, ndërsa ende ka në dorë dy ligje të rëndësishme për reformën në drejtësi. Po ashtu, Bashkim Dedjes, i ka përfunduar mandate si kryetar.

Gjykata Kushtetuese, institucioni më i lartë në mbrojtje të ligjit themeltar të shtetit që dha verdiktin për ligjin e vettingut dhe ka ende në dorë dy ligje të rëndësishme për reformën në drejtësi, funksionon me gjyqtarë të cilëve iu ka mbaruar mandati.

Juristit Vladimir Kristo, i ka përfunduar mandati 9 vjeçar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese që në muajin prill të vitit 2016.

Aktualisht ai shfrytëzon hapësirën kushtetuese që përcakton për vijimin e detyrës deri në emërimin e pasardhësit.

Kjo rrugë nuk u ndoq nga kolegu i tij Sokol Berberi, i cili në muajn shtator dha dorhëqjen, duke mos pranuar të jetë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pasi mandati i kishte përfunduar prej muajt mars.

Po ashtu Bashkim Dedjes, i ka përfunduar mandati si kryetar i Gjykatës Kushtuetuese, ndërsa mandati si anëtar i përfundon në muajin maj të vitit 2019.

Në detyrën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Dedja u zgjodh në tetor të vitit 2013, dhe në bazë të Kushtetutës mandati i tij ka përfunduar prej 2 muajsh, pra në tetor të vitit 2016.

Për pak muaj, mandati i përfundon dhe anëtares tjetër të Gjykatës Kushtetuese,  gjyqtares Vitore Tusha, e cila ashtu si Kristo dhe Dedja votuan për rrëzimin e ankimimit të PD për ligjin e vettingut.

Zonja Tusha është zgjedhur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2008 dhe mandati i saj 9 vjeçar përfundon në mars të vitit 2017.

Gjykata Kushtetuese do të vijojë të funksionojë dhe për shumë muaj me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë dhe me mandate të përfundura për një pjesë të tyre.

Pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të jetë trupa kushtetuese aktuale, por dhe emrat të cilët aspirojnë për vendet vakante të krijuar prej muajsh.

Dy ligje presin gjykimin e Kushtetueses, ai për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve i ankimuar nga Unioni i Gjyqtarëve dhe ligji për funksionimin e institucioneve mes tyre KLGJ dhe KLP i dërguar nga PD për interpretim kushtetues.

Paraardhëse

FOTO/ Prezantuesja e Top Channel ‘prezanton’ të dashurin

Pasardhëse

FOTO/ Krishtlindjet e nxehta të Bleona Qeretit

Pasardhëse

FOTO/ Krishtlindjet e nxehta të Bleona Qeretit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.