• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Në kërkim të tunizianit, 100 mijë euro kush jep informacion

22 December, 2016
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Njeriu më i kërkuar i Europës sot, Anis Amri ishte vënë nën mbikqyrje nga forcat e sigurisë më herët gjatë vitit. I dyshuari numër një për sulmin e Berlinit monitorohej për planifikimin e një vjedhjeje dhe paratë që do të siguronte në këtë mënyrë, besohet se do t’i përdorte për të blerë armë.

Por pamjaftueshmëria e provave bëri që autoritetet ta lënë mënjanë rastin e tij. Përpara se të hynë në Gjermani, 24-vjeçari kishte kaluar 4 vjet në një burg të Palermos në Itali për zjarrvënie. Fletearresti nga policia gjermane u lëshua pasi në kabinën e shoferit të kamionit që u përdor për sulmin tragjik, u gjet karta e tij e identitetit. Zyrtarët gjermanë paralajmërojnë se tuniziani mund të jetë i armatosur e i rrezikshëm dhe ofrojnë deri në 100,000  euro shpërblim për informacione që mund të çojnë në kapjen e tij.

Amri mendohet të jetë plagosur gjatë përleshjes me shoferin e kamionit, i cili u gjet i pajetë brenda mjetit. Mëngjesin e sotëm, policia kreu një operacion blic në qytetin perëndimor të Dortmundit, ku i riu raportohet të ketë ndaluar herë pas here.

Dy apartamente u bastisën e katër vetë përfunduan në pranga. Banorët e njërit prej blloqeve të mësyra e kanë njohur Amri-n nga fotot e shpërndara prej policisë e thanë se ai kishte qëndruar për ca kohë në shoqërinë e një Gjermani me origjinë serbe, i cili u ndalua muajin që shkoi nën dyshimin e mbështetjes së shtetit islamik. Një nga refugjatët shqiptarë që jetonin aty pranë i identifikuar vetëm si Andi, i tha BBC-se se nuk dinte shumë mbi Amrin, por kishte folur dhe me emigrantë të tjerë aty mbi këtë person dhe kontaktet e tij xhihadiste në zonë.

Mbase ka pasur vërtetë, thotë shqiptari, këtu gjendja është një tmerr. Reporterit të BBC-së i ka tërhequr vëmendjen një swastika e madhe në korridor, të vizatuar sipas refugjatëve nga vendasit, shenjë e qartë kjo e ndjenjave anti-emigrante në zonë.

Paraardhëse

Ledina kërkon falje për fustanin e hapur

Pasardhëse

PD “ul kokën” pas vendimit të Kushtetueses, por…

Pasardhëse

PD “ul kokën” pas vendimit të Kushtetueses, por…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.