• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Kryetari i Kushtetueses: Nuk ka ardhur opinioni i Venecias për Vettingun

16 December, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata Kushtetuese do të kthejë përgjigje në një kohë sa më të shkurtër për ligjin e Vetting-ut, por përgjigja zyrtare nga Komisioni i Venecias ende nuk i është vënë në dispozicion kësaj gjykate.

Kryetari i Kushtetueses, Bashkim Dedja, në një intervistë për Ora News thotë se sot e kësaj dite Opinioni i Komisionit nuk ka ardhur zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese.

“Akoma nuk kemi një përgjigje zyrtare, ndonëse e ka botuar në faqen e saj elektronike. Ne kemi komunikuar edhe dje dhe sot me Komisionin dhe para pak çastesh më është kthyer përgjigja se ka pasur një problem teknik që nuk është dërguar dhe mund ta nisin që sot në rrugë elektronike dhe manuale. Jemi në pritje të opinionit, zyrtarisht”, tha kryetari Dedja.
Duke iu përgjigjur akuzave për zvarritje dhe vonesa në shqyrtimin e kësaj çështje shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme për reformën në drejtësi, Dedja sqaron publikun duke thëne se shqyrtimi i ligjit të Vetting-ut është bërë në një kohë rekord.

“Kërkesa është regjistruar më 5 tetor në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji ka vendosur më 14 tetor duke e kaluar çështjen për gjyq, ndërkohë që është marrë vendimi për t’i dërguar Komisionit të Venecias me datë 25 tetor nga mbledhja e gjyqtarëve dhe për t’i kërkuar mendim. Seanca gjyqësore është bërë pa kaluar një muaj nga depozitimi i kërkesës. Nuk është Gjykata Kushtetuese që e ka zvarritur, përkundrazi ka punuar me shpejtësinë maksimale për t’i dhënë përgjigje sa më shpejt pretendimeve të ngritura të këtij ligji. Gjykata Kushtetuese po punon maksimalisht që t’i japë një përgjigje sa më të shpejtë me vendim përfundimtar kësaj kërkese, që ka të bëjë me thelbin e reformës në drejtësi”, tha Dedja.

Ai thekson se Kushtetuesja nuk është bërë dhe nuk do të bëhet kurrë pengesë për integrimin e vendit dhe reformën në drejtësi, përkundrazi, është një kontribuese jashtëzakonisht e rëndësishme e demokracisë në vend. Dedja në intervistën e tij i bën thirrje politikës dhe mediave që të heqin dorë nga presionet që i bëjnë Gjykatës Kushtetuese, sepse gjyqtarët e saj janë shtetas të këtij vendi dhe janë të përgjegjshëm për detyrën e tyre. Ata do te vendosin për më të mirën e asaj që kërkohet. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet Kushtetutës dhe do ta mbrojë atë sipas rregullave dhe ligjeve që janë në fuqi dhe Konventave Ndërkombëtare, nenvizoi kryetari Dedja.

Paraardhëse

FOTOT/ Ronaldo darkon me të dashurën në Japoni

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 17 dhjetor 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e shtunë 17 dhjetor 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.