• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Rrofsh Donald, fole shqip!

15 December, 2016
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Artur Zheji

Ishte vërtet koha që ambasadori Lu, të thoshte hapur ca gjëra të rëndësishme për mos seriozitetin dhe mosrezultate e kësaj qeverisjeje në shumë drejtime të ndjeshme, e sidomos në pikëtakimet e saja me botën e krimit të mirëstruktuaruar. Është vërtet pak vonë, por më mirë vonë se kurrë, sepse zëri i zotit Lu, si zëri i SHBA, në një vend mjerisht ende jo serioz si Shqipëria, ka një peshë të pazëvendësueshme.

Ambasadori shqipfolës, jo se tha gjëra që nuk i dimë dhe nuk i themi, por “was time”- ishte pra koha, që ti thoshte edhe ai, sepse gjëra të mbrapshta po përgatiten të ndodhin në këtë vend.

Qeverisja e tashme, po bëhet gati për Zgjedhjet që shpejt po trokasin te dera. Dhe po e bën këtë “përgatitje”, duke u mbështetur në tre Shtylla Kryesore, zoti Lu.

Shtylla e Parë, lidhet me makiazhin populist të përkujdesjes për shtresat në nevojë me ca çikërrima rritjesh në fushën e pensioneve dhe rritje pagash të punonjësve të administratës, që llogariten si zgjedhës të mundshëm të po kësaj qeverie. Sepse konkurset zgjodhën për habi vetëm militantë të partive në më të shumtën e vet. Mirëpo deri këtu, jemi sidoqoftë brenda rregullave të lojës politike, të pandryshuar për keq. Thjesht një traditë e keqe shqiptare.

Shtylla e Dytë, organizimi i reparteve gri dhe të errta, të “paraushtarakëve” pa uniformë që po “trajnohen”, po ushqehen me para dhe asete, po lirohen nga burgu, po mbrohen nga ligji, po ju pastrohet e kaluara dhe po fillojnë punë në zona të caktuara elektorale, ku pritet që përplasja të jetë e fortë dhe të Fortët, po bëhen gati të zbresin në fushë.

Dhe në këtë që po përgatitet, zoti Lu, ne shqiptarët që kemi kujtesë dhe vëmendje politike, e duam realisht edhe ndihmën tuaj, sepse ne jemi të prekshëm dhe të cenueshëm. Sepse kur banditët kanë mbrojtjen dhe përkrahjen e shtetit në raste të caktuara, nuk ua përmendim dot lirisht edhe emrin, sepse na përskuqen telefonat nga kërcënimet dhe paralajmërimet që, duke njohur të kaluarën e tyre kriminale, duhet ti marrim mirë para sysh.

Zoti Lu, Shtylla e Krimit duhet të rrijë sa më larg politikës dhe Zgjedhjeve të vitit 2017 dhe Ju, mund të jepni një kontribut të madh për këtë. “Spak”-u, duhet të godasë 360 gradë për këtë. Dhe ju keni në duart tuaja një pushtet shumë të madh dhe real, për të shmangur kriminalizimin e betejës së ardhshme elektorale.

Shtylla e Tretë, që po gadit me kujdes kryeministri dhe qeveria e tij, për Zgjedhjet 2017, lidhet me mbushjen e rezervuarit financiar në para të thata, për të shpenzuar së afërmi, me te dyja duart, në Fushatë. Kanabisi është tharë dhe paketuar, tashmë prej kohe dhe Ju e dini këtë. Gjykuar nga kapjet që raportohen nga strukturat policore të vendeve fqinjë, pjesa e pakapur dhe e tregtuar, është vërtet e madhe dhe e bollshme dhe të Fortët e nesërm të fushatës, po arkëtojnë ditë pas dite paratë e këtij trafiku.

Janë blerë farërat e reja dhe po strukturohen mbjelljet e reja, në zona edhe më të mbrojtura dhe edhe më të studiuara.

Në ndërkohë qeveria, me porosi të drejtpërdrejtë të kryeshefit të saj, përveç koncesioneve të kaluara dhe dorëlëshuara të parave të shtetit, në duar privatësh të fuqishëm, që dinë të kthejnë pjesën e duhur për financimet elektorale, po përgatit koncesione të reja. Dhe jo vetëm kaq, por buxhete të reja publike orientohen ditë pas dite, në fare pak duar, njerëzish të besuar dhe pjesë e një grupi të ngushtë të kastës kryeministrore.

E pra, zoti Lu, edhe njëherë “Rrofsh!”, për denoncimet më të fundit që bëtë në adresë të qartë dhe shpresojmë në veshë jo të shurdhër, për punët që shkojnë jo mirë në këtë vend të bekuar nga Zoti, por të nëpërkëmbur nga kukullat pa shpirt dhe bejlerët anadollakë, që na qeverisin në pikat më kyçe.

Sepse, me këto tre Shtylla parazgjedhore që po gatiten nga Qeveria, do të ketë fare pak Zgjedhje.

Dhe këto mosZgjedhje që po gatuhen në zjarr të avashtë, nga kuzhinierët me duar të përgjakura dhe që mund të përgjaken përsëri, kësaj radhe edhe në krime me sfond politik, do të sjellin mosZgjidhje të halleve të mëdha të këtij vendi thelbësisht të varfër dhe thelbësisht të kriminalizuar. /360grade.al

Paraardhëse

39-vjeçari përdhunonte prej muajsh vajzën e mitur të shokut. Babai: Ja si e zbulova

Pasardhëse

“Drita shume ngjyreshe dhe qofte ke daja”

Pasardhëse

"Drita shume ngjyreshe dhe qofte ke daja"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.