• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Aleppo, shtyhet evakuimi. Rebelët akuzojnë Iranin për bombardime

14 December, 2016
në Botë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Evakuimi i rebelëve nga Aleppoja lindore, që pritej të fillonte gjatë mesnatës së të martës, është shtyrë me shumë gjasa deri të enjten, pasi një zyrtar i forcave opozitare ka fajësuar Iranin dhe milicitë shiite aleate të presidentit Bashar al-Assad për rifillimin e bombardimeve dhe përdorimin e armatimeve të rënda, përfshi tanket.

Armëpushimi i arritur me ndërmjetësimin e Rusisë, aleatit më të fuqishëm të Assadit, dhe Turqisë u duk se do t’i jepte fund luftimeve 4-vjeçare për kontrollin e qytetit, si dhe i dha një fitore tepër të rëndësishme udhëheqësit sirian në konfliktin civil mbi 5-vjeçar të vendit.

Forcat siriane nisën bombardimin e zonave të kontrolluara nga rebelët mëngjesin e kësaj të mërkure, në atë që Rusia tha se ishte kundërpërgjigje ndaj sulmeve të rebelëve. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se rezistenca e rebelëve do të marrë fund brenda dy apo 3 ditëve të ardhshme.

Zyrtarë të aleancës ushtarake që lufton në mbështetje të Assadit nuk kanë qenë të disponueshëm për të komentuar arsyet pse është shtyrë evakuimi i civilëve dhe rebelëve nga zonat e fundit të kontrolluara prej tyre.

Turqia fajësoi forcat e qeverisë siriane dhe grupe të tjera, se po përpiqen të pengojnë marrëveshjen për evakuim, ndërsa tha se duhet të zhvillohen më shumë bisedime me Rusinë dhe Iranin. Burime të forcave rebele fajësojnë pikërisht Republikën Islamike për pengesat e fundit.

Gjatë së martës, burime të ndryshme dhanë afate të ndryshme se kur do të niste evakuimi i banorëve. Një zyrtar i ushtrisë së Assadit tha se pritej të fillonte në 5 të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa zyrtarë të opozitës prisnin që grupi i parë i njerëzve të plagosur të evakuohej më herët. Megjithatë, askush nuk është larguar nga zonat e rrethuara të Aleppos gjatë mesnatës, siç thanë dëshmitarë të “Reuters” pranë pikës së evakuimit të rënë dakord mes palëve, aty ku presin rreth 20 autobusë.

Paraardhëse

Europa, në dorën e Ladit!

Pasardhëse

Gentiloni, në pritje të votëbesimit nga Senati

Pasardhëse

Gentiloni, në pritje të votëbesimit nga Senati

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.