• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

BE shqyrton politikat e zgjerimit – Kosovës i përsëriten kushtet për liberalizimin

13 December, 2016
në Kosovë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë takuar në Bruksel në Këshillin e çështjeve të përgjithshme, ku procesi i zgjerimit është tema kryesore.

Në këtë takim pritet që gjatë ditës të miratohen konkluzionet për zgjerimin me të cilat do të ri-përsëritet edhe një herë përkushtimi i BE-së për këtë proces.

Pritjet janë që të konfirmohet edhe njëherë që zgjerimi ka një rëndësi strategjike për paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe të përsëritet se në këtë proces, BE-ja do të ketë si pikënisje politikën e kushtëzimit dhe meritat individuale të vendeve të përfshira në të.

Në pjesën e konkluzioneve për Kosovën pritet të mirëpritet edhe njëherë hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit e cila krijon një kornizë kontraktuale brenda së cilës Kosova dhe BE-ja do të rrisin bashkëpunimin e tyre dhe të vlerësojnë zhvillimet në raportet mes tyre.

Këshilli i BE-së, sipas draftit të konkluzave të cilat pritet të miratohen sot “mirëpret progresin domethënës në përmbushjen e kërkesave nga udhërrëfyesi i vizave, që kishte quar deri te propozimi i Komisionit në maj të vitit 2016, për të transferuar Kosovën në listën e zonës së Schengenit, përkatësisht lëvizjes së lirë, pa viza.

Më tej thuhet se “Këshilli do të vendosë për heqjen e obligimit për vizat Schengen, sapo Kosova të përmbushë dy kërkesat e mbetura; ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e zi dhe vazhdimin e forcimit të dëshmive për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këshilli shpreh po ashtu shqetësimin për vazhdimin e krizës politike në Kosovë dhe incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës në vitin 2016.

“U bëhet ftesë të gjitha partive politike dhe akterëve lokal që të tregojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie dhe të ri-angazhohen në dialog konstruktiv, në Kuvend si forumin kryesor për debat politik” thuhet më tej në draftin e konkluzave.

Nga Kosova kërkohet që të shënoj përparim në zbatimin e MSA-së, në sundimin e rendit dhe ligjit dhe zhvillimin shoqërorë dhe politik të saj.

Ndërkohë, u përsëriten edhe thirrjet si Kosovës ashtu edhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet earritura në dialogun e Brukselit. Aty ritheksohet se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet dyja vendeve do të jetë kushti për përparimin e tyre në rrugën integruese evropiane.

Këshilli kërkon bashkëpunimin nga ana e Kosovës me Gjykatën Speciale.

“Këshilli mirëpret faktin se Kosova i ka përmbushur obligimet e mbetura për themelimin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës speciale të prokurorisë për hetimin e dyshimeve për krime ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999. Të gjitha autoritetet e Kosovës duhet të kreyjnë obligimet ndaj kërkesave të tyre për asistencë” thuhet në konkluzionet e Këshillit.

Të martën, pritet që Serbia të hapë edhe dy kapituj negociues me bashkimin Evropian në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. Bëhet fjalë për kapitujt 5 për Prokurim publik dhe atë 25 për Hulumtime dhe Shkencë.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili mbrëmë ka pasur takim në Bruksel me Përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogherini ka thënë se po kthehet në Beograd dhe nuk do të merr pjesë në takimet e radhës (të martën) me BE-në, në shenjë proteste për shkak se Kroacia nuk ka lejuar hapjen e një kapitulli tjetër, atë me numrin 26 që merret me Arsim dhe kulturë.

Kroatët, sipas burimeve diplomatike në BE, kanë rezerva për shkak se Serbia nuk po i respekton të drejtat e pakicave për libra shkollorë në gjuhën amtare.

Paraardhëse

“Topi i artë” festohet me këpucë prej ari

Pasardhëse

Presidentja kroate i përgjigjet Vuçiqit: Harrojeni BE-në pa i përmbushur kriteret

Pasardhëse

Presidentja kroate i përgjigjet Vuçiqit: Harrojeni BE-në pa i përmbushur kriteret

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.