• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

“Të dhjerë”, por… vendimtarë!

12 December, 2016
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Zgjedhjet në Maqedoni duket se po i japin shanse politikës perëndimore, të rifusë nën kontroll një shtet që po ikte në drejtim të paditur, nën ndikimin e një nacionalizmi izolacionist, urrejtjes etnike dhe prirjeve pro ruse, duke dëshmuar një kah të kundërt me lëvizjet e tjera populiste në botë.

Opozita e LSDM njohu një rritje të mjaftueshme për të shpresuar të udhëheqë vendin me partitë shqiptare, të cilat kanë dalë nga zgjedhjet më të rrudhura, por më vendimtare. Shqiptarët në Maqedoni hodhën poshtë peshën e tepërt që nuk e mbante dot shpina e politikanëve të tyre batakçinj, dhe bënë që regjimi të dorëzohej, përballë një ekuacioni ku shqiptarët u bënë vendimtarë, jo vetëm për formimin e një shumice të re, por dhe për fatin e demokracisë në Maqedoni.

Zgjedhjet e së dielës rrënuan establishmentin e vjetër politik të VMRO nga ana maqedonase dhe PDSH e BDI nga ana shqiptare, dhe testuan orientimin pro-perëndimor të shqiptarëve në atë shtet. Fitorja e partisë “Besa” me pesë deputetë, si një parti orientale, është shenjë që shqiptarët nuk ju dorëzuan besimit të tyre fetar nga dëshpërimi, por të ardhmes së Maqedonisë demokratike pro-perëndimore.

Shqiptarët e kanë konsideruar pushtetin e Gruevskit, si një regjim që përdorte votën e tyre për t’u tallur me ata dhe kanë devijuar votën për  të zhbërë regjimin.

Në mënyrë paradoksale, shqiptarët kanë votuar instiktivisht  për një shtet qytetar të Maqedonisë, duke tejkaluar vetveten, kulturën e tyre fisnore dhe patriarkale, por edhe “Marrëveshjen e Ohrit”, që bazohet mbi paritetin etnik të Maqedonisë.

Kur shqiptarët kishin 29 deputetë, ata nuk kishin asnjë fuqi të ndalnin regjimin e Gruevskit, përballë një opozite të vogël maqedonase dhe të dobët. Sot, kur ata kanë 20 deputetë, plus 2 në radhët e LSDM, ata kanë mundësi të kushtëzojnë Maqedoninë në formimin e qeverisë së re dhe të jenë më të rëndësishëm, se sa kur në emër të tyre krekosej vetëm një gjel.

Tani fuqia reale e shqiptarëve varet tek mënyra se si do të negociojnë përfshirjen e tyre në qeveri me LSDM dhe si do ta detyrojnë atë, jo vetëm t’i përmbahet çdo gërme të “Marrëveshjes së Ohrit”, por dhe premtimit për të futur gjuhën shqipe në administratën e shtetit dhe për të marrë pozita kyçe në qeverisjen e vendit.

Një tjetër arsye  përse shqiptarët duhet të hyjnë në qeveri me opozitën, është mbështetja perëndimore. Zgjedhjet në Maqedoni u paraprinë nga një proces i gjatë tranzicioni, nën ndikimin e politikës perëndimore, për të zhbërë regjimin e Gruvskit, që ka përgjuar 20 mijë qytetarë, ka burgosur gazetarë, ka mbyllur media dhe është përfshirë në skenarë ogurzi destabilizues, duke futur në kurth dhe shqiptarë kokëboshë.

Ky proces tranzicioni që u shoqërua nga “bombat” e përgjimeve, ka si detyrim ekzistencën dhe funksionimin e prokurorit special në Maqedoni, një lloj analogjie me reformën në drejtësi në Shqipëri. Gruevski ka premtuar se nëse do të jetë në pushtet, do ta zhbëjë institucionin e prokurorit special. Opozita dhe partitë shqiptare, përfshi dhe BDI e Ali Ahmetit, e mbështesin atë. Kjo është baza politike dhe qëndrimi pro-perëndimor, që duhet të jetë bazë e qeverisë së re, duke i bashkuar në qeveri gjithë partitë shqiptare.

Së fundmi, shqiptarët duhet të përfshihen në qeveri për të rimarrë votat e tyre që janë hedhur në kutitë e opozitarëve të Maqedonisë, duke i ribërë ato pjesë të pushtetit të tyre. Nëse shqiptarët janë të gjithë bashkë në qeveri me opozitën, shtohen shanset që vota e shqiptarëve të rikthehet tek shqiptarët, në mënyrën e merituar. Nëse partitë shqiptare rindahen, nëse të rinjtë që kanë triumfuar, përpiqen të lajnë hesapet me të vjetërit e zvogëluar, atëhere rriten shanset që fuqia reale e shqiptarëve të bjerë dhe ata të humbasin shansin më të madh që kanë në dorë, për të diktuar pushtetin dhe rrjedhën e demokracisë në Maqedoni.

Guximi i tyre për të votuar një parti politike maqedonase, besoj se ka qenë vota më e dëshpëruar e mundshme e tyre, përbëllë një klase politike shqiptare, që bazohej në bajraktarizëm dhe ideologji populiste. Nëse e humbasin këtë shans, fuqia e shqiptarëve do të bjerë, e ardhmja e votës së shqiptarëve do të jenë partitë e reja fetare dhe krahinore, ndërsa nëse dinë ta përdorin këtë votë, për ata vërtet mund të thuhet se nga këto zgjedhje nuk kanë dalë “të dhjerë, por krenarë”, siç thotë Kim Mehmeti, por “të dhjerë”… dhe vendimtarë!

Paraardhëse

Braçe, ironi me Blushin: Ja se çfarë do të thotë të jesh delirant…

Pasardhëse

Prej tre vitesh ka dalë në pension, por është drejtoreshë spitali

Pasardhëse

Prej tre vitesh ka dalë në pension, por është drejtoreshë spitali

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.