• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Trump informohet më rrallë se paraardhësit e tij nga shërbimet sekrete

9 December, 2016
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i zgjedhur Donald Trump po informohet nga shërbimet sekrete mesatarisht një herë në javë, sipas një zyrtari amerikan me njohuri mbi këtë çështje, duke e bërë atë presidentin me më pak informacione krahasuar me paraardhësit e tij.

Edhe pse ata nuk janë të detyruar ligjërisht, presidentët e zgjedhur në të kaluarën përgjithësisht e kanë mirëpritur mundësinë për të marrë “përmbledhjen e përditshme për presidentin” (PDB), që përmban dokumentet e konsideruara si më të klasifikuarat dhe të mbyllurat në qeveri.

Ende nuk është bërë e qartë se, pse Trumpi ka vendosur të mos i marrë më shpesh informacionet sekrete të akorduara për presidentin Barack Obama, apo nëse është bërë ndonjë ndryshim në fazën përgatitore presidenciale të tij.

Një zyrtar i ekipit tranzitor tha të enjten se Trumpi po informohet mbi çështjet e sigurisë kombëtare, përfshi edhe dokumetet rutinë “PDB” apo informacione të tjera speciale, por refuzoi të specifikonte përmbajtjen e tyre apo frekuencën, duke thënë se këto çështje janë konfidenciale.

Trump, sipas njërit prej zyrtarëve, ka kërkuar për të paktën një njoftim në javë, ose mundësisht më shumë, nga agjencitë e kundërzbulimit mbi subjekte specifike. Por edhe ky burim refuzoi të identifikonte subjektet për të cilat është i interesuar presidenti i zgjedhur, teksa tha se deri më tani mes këtyre çështjeve nuk janë përfshirë Rusia apo Irani.

Guvernatori i Indianës, Mike Pence, i zili është edhe zëvendëspresident i zgjedhur i SHBA-ve, merr informacionet “PDB” të dedikuara atij të paktën 6 ditë në javë, shtoi më tej burimi me njohuri mbi këtë çështje.

Ish-informatori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, David Priess, njëherësh autor i një libri rreth “PDB”-ve, tha se tradicionalisht, paraardhësit e Trumpit dhe Pence kanë kërkuar njoftime “të përditshme, ose thuajse të përditshme” në kohën mes zgjedhjes së tyre dhe marrjes zyrtare të detyrës.

Sipas tij, Jimmy Carter dhe Ronald Reagan nuk kishin nisur të merrnin njoftimet e tyre deri nga fundi i muajit nëntor, ndërsa shtyrja e rezultateve zgjedhore në vitin 2000 bëri që George W. Bush të mos merrte të tilla informacione deri në muajin dhjetor.

Këto njoftime, gjithsesi nuk janë të detyrueshme. Priess tha se, pas zgjedhjes së parë të tij, Richard Nixon i refuzoi informimet kokë më kokë, ndaj dhe nisi zakoni i dërgimeve të dokumenteve “PDB” në zyrën e tij, ndërsa një pjesë e tyre ishin rikthyer më pas te CIA të pahapura.

Paraardhëse

Gruaja e fortë e Polonisë; Kush është kryeministrja që po shqetëson BE-në

Pasardhëse

Muri në Mitrovicë, serbët: Sipas marrëveshjes

Pasardhëse

Muri në Mitrovicë, serbët: Sipas marrëveshjes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.