• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Muri në lumin Ibër në Mitrovicë, BE: Jemi në dijeni, kemi nisur verifikimet

8 December, 2016
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkimi Europian po shqyrton raportet për ndërtimin e një muri në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë për të verifikuar nëse gjithçka është sipas marrëveshjes.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e përfaqësueses për politikë të jashtme në Bashkimin Europian Federica Mogherini.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, Maja Koçijançiç u shpreh: “Marrëveshja për urën e Mitrovicës përfshin edhe vetë rinovivimin e urës, investim i Bashkimit Europian. Kjo vlen edhe për rrugën ‘Mbreti Petar’. Që të dyja, ura dhe rruga, është rënë dakord që të rihapen më 20 janar 2017”.

Sipas saj, Bashkimi Europoian është në kontakt të ngushtë me palët e interesuara që të sigurojnë një dizajn të kënaqshëm edhe për urën edhe për rrugën, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo.

Por nga ana tjetër autoritet kosovare janë alarmuar nga ndërtimi i murit në veri të Mitrovicës nga serbët.

Një ditë më parë ministrja për Dialog, Edita Tahiri mbajti një takim urgjent me grupin qeveritar të punës për marrëveshjen e Brukselit, për të vendosur mënyrat e heqjes së barrikadës dhe për të koordinuar masat ligjore të qeverisë për ndalimin e ndërtimit të murit.

Tahiri thotë se ky mur është në kundërshtim me marrëveshjen për hapjen e urës dhe se muri duhet të shembet.

Kurse kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakic ka thënë se muri nuk do të largohet dhe se për ndërtimin e tij janë në dijeni edhe BE-ja edhe Prishtina zyrtare.

Muri prej betoni, 2 metra i lartë, po ngrihet ilegalisht në vendin ku, sipas planit të BE-së duhej të ishte një park.

Paraardhëse

Fatos Klosi: Ja pse erdhi shefi i CIAS- në Tiranë!

Pasardhëse

Bushi, trajner i Shpresave; Bogdani te 19-vjeçarët

Pasardhëse

Bushi, trajner i Shpresave; Bogdani te 19-vjeçarët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.