• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lojë kungulleshkash me dosjen greke të Balilit

7 December, 2016
në Aktualitet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas tetë muajsh qëndrimi fluid, zyrtarët shqiptarë pranojnë se mbi ish-zyrtarin e shtetit Klemend Balili rëndojnë akuzat greke për trafik droge dhe se një dosje voluminoze në ngarkim të tij ka mbërritur pranë autoriteteve shqiptare.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pranoi sot (7 dhjetor) për herë të parë se autoritetet greke kanë kërkuar arrestimin e ish-zyrtarit të shtetit shqiptar Klemend Balili, i dyshuar si drejtues i një organizate ndërkombëtare të trafikimit të lëndëve narkotike.

Manjani deklaroi në faqen e tij në Facebook se dosja që përmban provat greke kundër Balilit ka mbërritur me të vërtetë në Shqipëri më 14 nëntor 2016 dhe se ministria e tij kishte angazhuar një numër të madh përkthyesish të licencuar për ta bërë gati dosjen për prokurorinë shqiptare.

“Dokumentat origjinale në gjuhën Greke ne i kemi marrë zyrtarisht, më datë 14 Nëntor 2016. Kjo dosje ju përcoll ashtu siç ishte brenda ditës Prokurorisë. Kjo e fundit i regjistron këto dokumenta në dosjen hetimore,” deklaroi Manjani.

Policia greke kreu një operacion masiv në fillim të majit duke konfiskuar qindra kilogramë marijuanë dhe duke arrestuar një numër të konsiderueshëm trafikantësh si pjesë e një hetimi ndërkombëtar të shtrirë në shumë vende. Media greke raportoi për një zyrtar shqiptar drejtor në drejtorinë e shërbimeve të transportit rrugor në Sarandë, konsiderohej kreu i organizatës kriminale, por ky rezultonte figurë tepër e fuqishme për t’u arrestuar për shkak të lidhjeve të tij politike. Autoritetet shqiptare heshtën, ku Prokuroria e Përgjithshme as e konfirmoi dhe as e mohoi që një person me këto tipare qe në kërkim ndërsa Ministria e Brendshme u përpoq të mbrojë veten duke përgënjeshtruar lajmet e medias greke dhe duke argumentuar se kishte bashkëpunuar me operacionin ndërkombëtar, por sërish heshti në lidhje me Balilin. Përgjatë të gjithë ditës së 11 majit, ndërsa media greke raportonte mosveprimin e autoriteteve shqiptare për arrestimin e tij ndërsa këto të fundit heshtnin, vetë Balili i shfaq në media duke deklaruar se qe i pafajshëm dhe se qe sulmuar politikisht nga Partia Demokratike.

Mbrëmjen e 11 majit, BIRN siguroi dokumentet e policisë greke, në të cilat, Klemend Balili rezultonte person i shpallur në kërkim, si financues dhe organizues i trafikut të drogës në sasi të mëdha. Sipas dokumenteve, sasi të mëdha marijuane niseshin nga zona e Sarandës në Shqipëri përmes lundrimitnë det për mbi 100 kilometra deri në gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore, nga ku dërgoheshin nëpër Europë duke përdorur kompani false transporti. Në Belgjikë, autoritetet zbuluan hallkën belge të drejtuar nga një biznesmen shqiptar, i dyshuar dhe hetuar pa sukses më herët nga prokuroria shqiptare për pastrim parash.

As në kërkim dhe as i lirë

Zyrtarisht Balili është shkarkuar nga detyra si drejtor në Ministrinë e Transportit në Shqipëri dhe ai nuk është parë publikisht që nga maji. Por autoritetet shqiptare ende nuk kanë thënë nëse Balili është apo jo person në kërkim.

Situata ndryshoi mbrëmjen e kaluar (6 dhjetor), kur Top Channel raportoi se burime diplomatike greke i kanë thënë se dosja voluminoze prej 10 mijë faqesh është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri. Sipas Top Channel, grekët e kanë dorëzuar dosjen në gjuhën shqipe, për të shmangur zvarritjen e përkthimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Manjani, i cili i përket partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, me të cilën familja Balili ka lidhje të shumta, reagoi sot duke përgënjeshtruar supozimin se ministria e tij ka zvarritur përkthimin e dokumenteve greke për Balilin. Ai deklaroi në faqen e tij në Facebook se dosja voluminoze është “përkthyer në kohë rekord”, dhe është dorëzuar në prokurorinë shqiptare sakaq.

“Koha që u harxhua për përkthim ishte rekord! Përkthime të kësaj natyre janë të vështira sepse kërkojnë nivel profesional. Kjo vështirësi shtohet kur volumi është i madh! Sidoqoftë tashmë dosja e përkthyer zyrtarisht është dërguar dje, datë 06.12.2016,” deklaroi Manjani.

Ai hodhi poshtë aludimet se ministria e tij po pengon në çështjen Balili duke i konsideruar ato “teori komploti”.

“…Ministri i Drejtesisë nuk është as Prokuror, as Gjykatës e as Polic! Që do të thotë kushdo që e ka në dorë për ta arrestuar e gjykuar ligjërisht Klement Balilin dhe këdo tjetër bën mirë ta bëjë!”, tha Manjani.

Por ndërsa Ministria e Brendshme aludon për vonesa mbi çështjen Balili në Ministrinë e Drejtësisë dhe kjo e fundit, thotë se ia ka dërguar dosjen prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme ruan heshtjen dhe nuk pranon të deklarojë asgjë mbi këtë çështje ndërsa Balili zyrtarisht vijon të jetë i lirë nga çfarëdolloj akuze në Republikën e Shqipërisë.

BIRN

Paraardhëse

Rama thumbon Bashën: Gënjej unë, gënjen dhe BE me SHBA!

Pasardhëse

BERZH, 5 milionë euro për kreditimin e agrobiznesit

Pasardhëse

BERZH, 5 milionë euro për kreditimin e agrobiznesit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.