• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Itali, senatorët kërkojnë zgjedhje. Presidenti refuzon: Duhet ligj i ri zgjedhor

7 December, 2016
në Botë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ligjvënësit italianë i kërkuan institucioneve përshpejtimin e procesit që çon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Dhoma e lartë e Parlamentit pritet të votojë buxhetin e 2017-s, e t’i hapë rrugën kryeministrit për ta dorëzuar kërkesën e tij të largimit, të premten.

41-vjeçari e njoftoi vendimin e dorëheqjes mëngjesin e së hënës, kur u qartësua rezultati i referendumit mbi ndryshimet kushtetuese. Por presidenti Sergio Mattarella, në fuqitë e të cilit hyn edhe caktimi i krerëve të ekzekutivit e shpërbërja e Parlamentit, i kërkoi të qëndrojë në post sa të aprovohet buxheti i vitit që vjen.

Përseja e kësaj shtyerjeje të dorëheqjes nuk është ende e qartë, por Mattarella pretendon që Parlamenti të hartojë një ligj të ri zgjedhor përpara mbajtjes së votimeve, që me shumë gjasë do të shtyhen deri në pranverë. Por senatorët u bënë thirrje të gjithë ligjvënësve ta kapërcejnë krizën qeveritare, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt.

“Populli italian ka nevojë për ndryshim dhe ka nevojë t’u drejtohet qendrave të votimit, ku do të thotë më në fund fjalën e tij mbi politikat që duhen ndjekur”, tha Alberto Airola.

Senatori Stefano Candiani e krahasoi Renzin me kapitenin e “Costa Concordia”-s, i cili po komandonte tragetin e luksit kur u përplas me shkëmbinjtë në vitin 2012.

“Renzit, pak a shumë si Schettinos, iu desh ta braktiste anijen pa e çuar atë në port”, tha Stefano Candiani.

Qeveria e Renzit është e 63-ta në 70 vite në Itali dhe me 1.020 ditët e saj konsiderohet e katërta për nga kohëzgjatja, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Paraardhëse

Kokëdhima: Kam staturën e një politikani europian, por jam i parakohshëm për Shqipërinë

Pasardhëse

Tahiri: “Vetting”-u një hap që s’ka kthim pas, pavarësisht rezistencës nga fronti i së keqes

Pasardhëse

Tahiri: “Vetting”-u një hap që s’ka kthim pas, pavarësisht rezistencës nga fronti i së keqes

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.