• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rebelohen gjyqtarët, duan dyfishim pagash pa kaluar Vettingun

3 December, 2016
në Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Armata e gjyqtarëve vijon rezistencën kundër zbatimit të Reformës në Drejtësi. Pas bllokimit të ligjit të Vetingut, në bashkëpunim me Partinë Demokratike, Gjykatën Kushtetuese dhe KLD, gjyqtarët kërkojnë rrëzimin e një tjetër ligji në Gjykatën Kushtetuese.

Ashtu siç edhe pritej, dy shoqata të gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, kanë depozituar dje një padi në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Referuar përmbajtjes së padisë, gjyqtarët kërkojnë rrëzimin e disa neneve dhe pikave të rëndësishme të ligjit në fjalë, duke nisur që nga parashikimet për heqjen e disa kompetencave të KLD për emërimin dhe transferimin e gjyqtarëve, për kompetencat e reja të kryetarëve të gjykatave, për kushtet e pezullimit dhe shkarkimit nga detyra të gjyqtarëve, për konfliktin e interesit për shkak të familjarëve në të njëjtën gjykatë apo në gjykatën e nivelit më të lartë, për formulën e pagave, parashikimet për uljen e pagës për shkak të uljes së ngarkesës në punë deri në 75 për qind etj.

Gjyqtarët kërkojnë dyfishimin e rrogave pa iu nënshtruar procesit të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Qeveria, në buxhetin për vitin 2017, ka parashikuar dyfishimin e pagave për 800 gjyqtarë dhe prokurorë. Por, dyfishimi i rrogave është kushtëzuar me procesin e Vetingut. Në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, dyfishimi i pagave dhe përfitimet e tjera, janë parashikuar vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë me sukses procesin e Vetingut.

Ndërkaq, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e këtij parashikimi. Ata duan paga të larta pa kaluar në filtrin e Vetingut. “Vlerësojmë se kufizimi i përfitimit të pagës dhe përfitimeve të tjera që parashikohen në këtë ligj me kalimin e procesit të Vetingut, jo vetëm që cënon parimin e prezumimit të pafajësisë e barazisë përpara ligjit, por cënon në mënyrë të hapur dhe parimin e proporcionalitetit. Kështu, në rastin konkret nuk justifikohet interesi publik i këtij kufizimi. Madje i pajustifikuar është dhe afati 1 Janar 2019 i vendosur për marrjen e pagës së re”, thuhet në padinë e gjyqtarëve.

Gjyqtarët thonë se kushtëzimi i rritjes së pagave me procesin e Vetingut u cenon nderin dhe dinjitetin. “Kjo dispozitë jo vetëm që cënon parimin e prezumimit të pafajësisë duke e filluar procesin e Vetingut me paragjykim se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë fajtor, por në vetvete kjo dispozitë cënon në thelb nderin dhe dinjitetin e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë qoftë si funksionar publik, qoftë dhe si individ”, thuhet në padi.

Sipas gjyqtarëve, ky parashikim cënon parimin e barazisë përpara ligjit. “Kjo për faktin pasi do të ndodhë dhe mund të ndodhë që në të njëjtën kohë, në një gjykatë, madje në një trup gjykues, dy gjyqtar për punën e tyre të përditshme, të kenë një trajtim financiar të ndryshëm (rroga e gjyqtarit rritet me 100%), kjo vetëm për faktin se një gjyqtar e kalon procesin e rivlerësimit më datë 1 janar 2019 apo më përpara dhe një gjyqtar tjetër në të njëjtën gjykatë e kalon pas pesë vitesh apo edhe më tepër.

A ka sens logjik dhe juridik që gjyqtarë të së njëjtës shkallë të kenë trajtim financiar krejtësisht të ndryshëm? Natyrisht që jo. Duke qenë së një gjyqtar jep të njëjtin shërbim ashtu si çdo gjyqtar tjetër, në të njëjtën shkallë gjykimi apo në të njëjtën gjykatë, duhet të trajtohet njëlloj në të gjitha të drejtat dhe garancitë ligjore dhe kushtetuese”, pretendojnë gjyqtarët.

Pas depozitimit të padisë, kreut të Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha, u shpreh se ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është antikushtetues dhe për këtë shkak duhet të pezullohet. “Cenohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve. Kushtetuta se lejon, ndërsa në ligj ndërpritet. Kjo cënon të drejtën e karrierës për gjyqtarët. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të jetë në lartësinë e saj dhe të pezullojë ligjin”, tha Gerd Hoxha, raporton Shqiptarja.com.

Shkeljet e pretenduara

Parimi i shtetit të së drejtës
Parimi i sigurisë juridike
Parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve
Pavarësia e pushtetit gjyqësor
Statusi i gjyqtarëve
Parimi i palëvizshmërisë
E drejta për një proces të rregullt ligjor
E drejta për të mos u dënuar dy herë të për njëjtën fakt
Prezumimi i pafajësisë
Parimi i barazisë përpara ligjit
E drejta për të zgjedhur lirisht profesionin
Parimi i proporcionalitetit.

Paraardhëse

Shkodër, pranga të kërkuarit, nuk iu bind urdhërit të policisë

Pasardhëse

Rama: Një tjetër shembull i të rinjve qe bëjnë sukses

Pasardhëse

Rama: Një tjetër shembull i të rinjve qe bëjnë sukses

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.