• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Beteja për “Call Center”. Qeveria kundër ligjit italian që shpërngul bizneset

2 December, 2016
në Ekonomi
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria dhe Italia janë futur në një betejë tregtare për  kompanitë “call center”. Italia është duke miratur një ligj që  i detyron kompanitë që operojnë në vendin tonë të shpërgulen drejt saj. Qeveria thotë se ka argumenta për të kundërshtuar këtë ligj, ndërkohë që bizneset thonë se efekti i tij negativ ka nisur të ndihet.

Qeveria shqiptare do të kundërshtojë zyrtarisht tek autoritetet italiane ligjin që kufizon lëvizjen e lirë të kompanive “call center”.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, tha: “Duhet të hartojmë një qëndrim që t’ia kalojmë ambasadës italiane, e cila do ta përcjellë shqetësimin më lart. Ndërkohë, nga ana tjetër, kemi kontaktuar me ambasadon tonë në Itali, që po bën përpiqet në ministrinë përkatëse që ta çojë ligjin për rishikim, mbi bazën e argumentave që po sjellim”.

Blendi Klosi tha se qeveria do të mbrojë interesat e bizneseve shqiptare dhe u ka kujtuar autoriteteve italiane se Shqipëria është një vend kandidat në Bashkimin Europian: “Hapja e negociatave që pritet të bëhet së shpejti, mund të jetë i favorshëm në raport me këtë problem”.

Sipas përfaqësuesve të industrisë “call center”, nëse ligji do të miratohet edhe në Senat, pasojat për Shqipërinë do të jenë të rënda. Gentian Drenova, kryetar i shoqatës së “call center”-ave, deklaroi: “Kjo do të bllokojë çdo investim të ri. Nga ana tjetër, ka gati 6 muaj që në Shqipëri nuk vjen më asnjë kompani italiane për shkak se kanë frikën e këtij ligji”.

Ndërsa Marin Gjonaj, një sipërmarrës në “call center”, u shpreh: “Ne na është thënë që brenda janarit 2017 të hapim kompani në Rumani. Disa nga ne do e hapin, të tjerë jo”.

Industria e “call center” numëron rreth 800 ndërmarrje në Shqipëri dhe punëson mbi 25 mijë vetë, të cilët rrezikohen seriozisht nëse ligji i miratuar nga Parlamenti italian do të votohet edhe në Senat.

Paraardhëse

Basha: Pushtet për qytetarët e nevojat e tyre, jo për një grusht njerëzish

Pasardhëse

Reforma, vonesë tjetër. Paditet në Kushtetuese statusi i gjykatësve e prokurorëve

Pasardhëse

Reforma, vonesë tjetër. Paditet në Kushtetuese statusi i gjykatësve e prokurorëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.