• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Nishani sulmon qeverinë: Po glorifikon figura të dalaboje dhe vepra të urryera të komunizmit

2 December, 2016
në Politikë
0
0
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bujar Nishani ka marrë pjesë në Bruksel, në konferencën mbi “Krimet e regjimit komunist në Shqipëri: Lufta e klasave, krim çnjerëzor në emër të luftës për pushtet!” të organizuar nga ministri belg i shtetit, Louis Michel.

Gjatë fjalës së tij kreu i shtetit kritikon ashpër “veprat e artit” të krijuara së fundmi në Shqipëri për të kujtuar ngjarjet e dhimbshme të sistemit totalitar.

“Në Shqipëri, për fat të keq, vërehen sot e kësaj dite disa tendenca dhe përpjekje për të rilindur të kaluarën e hidhur dhe për ta justifikuar atë në një farë mënyre. Kjo gjë e dëmshme për vetë shoqërinë tonë, për historinë, por sidomos për brezat e rinj, të cilët nuk e kanë jetuar atë kohë, po bëhet nëpërmjet glorifikimit të figurave të dalaboje të regjimit totalitar, nëpërmjet shndërrimit të objekteve të urryera të diktaturës në të ashtuquajtura ‘vepra arti’ dhe vende turistike, apo edhe nëpërmjet një lustrimi fals të ngjarjeve apo fakteve historike”, është shprehur Nishani.

Ai tha se pavarësisht se në 30 tetor të 2006 hyri në fuqi rezoluta për dënimin e krimeve komuniste, Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Komunizmit u ngrit pas një vonese të gjatë të pajustifikuar.

“Edhe në Shqipëri, paçka se nuk janë mbajtur kurrë seanca të tilla u miratua nga Kuvendi dhe hyri në fuqi më 30 tetor 2006, rezoluta ‘Për dënimin e Krimeve të kryera nga Regjimi komunist në Shqipëri’. Sot, pas një vonese të gjatë e të pajustifikuar, në Shqipëri është ngritur dhe konstituuar Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Komunizmit, i cili shpresojmë se do t’i përmbushë pritshmëritë e të përndjekurve dhe viktimave të regjimit, për t’ua qetësuar të paktën shpirtin si dhe për të gjetur eshtrat e të parëve”, vijon Nishani.

Paraardhëse

DEBATET/ “Na shkatërrove me taksa, po s’ke faj se popull dele jemi, bravo!’ Përgjigjia e Ramës të habit…

Pasardhëse

Përfundon në barazim pa gola derbi Tirana-Partizani

Pasardhëse

Përfundon në barazim pa gola derbi Tirana-Partizani

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.