• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Opozita duhet mbajtur me shpresë!

25 November, 2016
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

E vetmja e mirë e gjithë kësaj fushate propagandistike kundër çeljes së negociatave, ka të bëjë vetëm me Lulzim Bashën. Siç e shikoni fjalorin e tij politik, idetë e tij për të ardhmen dhe vizioni që ka si kandidat për kryeministër, përmblidhen tek fati që nuk do ketë më përmbytje, nuk do ketë më lopë të sëmura dhe nuk do ikin më dritat.

Kjo, sa i përket programit të tij. Sa i përket faktorëve të tjerë të jashtëm, ai shpreson tek ardhja në pushtet e Tramp-it, që ngre siparin e saj me dekoratën e Xhelalit, si dhe tek bllokimi i çeljes së negociatave. Si për ta kompletuar autosugjestionin e tij , ka nisur kjo fushata e deputetëve aleatë të PD në gjithë vendet e Europës, të cilët një nga një, kanë filluar të dalin dhe do vazhdojnë në ditët në vijim, të flasin kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë, duke lexuar shtatë pikat e Bashës.

Kjo është gjë e mirë për të karikuar opozitën.

Nëse e shikoni si është katandisur opozita shqiptare, si e ka bilancin elektoral dhe si e ka të ardhmen e saj në zgjedhjet që vijnë, e vetmja gjë e vlefshem në këto momente është si t’i jepet asaj pak optimizëm.

Të kesh këtë bilanc gjashtë muaj para fushatës elektorale, dhe në prag të saj të hapen dhe negociatat, kryeministri të takohet me Merkelin, dhe të duket sikur e ka të garantuar sërisht koalicionin e vitit 2013, do të thotë që PD të mos hyjë fare në zgjedhje.

Nëse vëreni aksionin e tyre politik të javëve të fundit, ata duan doemos një incident në Kuvend, një dhunë, një akt që t’i justifikojë qoftë dhe në mënyrë banale daljen nga Kuvendi dhe bojkotin e tij, deri në një marrëveshje që t’i qetësojë.

Ilir Meta po ua plas shpirtin të gjithëve, se bën sikur mendohet me kë do jetë në vitin 2017. Kjo, edhe pse ja ngre nervat Edi Ramës herë pas here, nuk është gjë e keqe, pasi i jep pak shpresë opozitës se mund të ketë ditë të mira dhe për ata.

Dhe kam frikë se kjo është e vetmja shpresë që i mban ende në Kuvend. Biles Meta duket se ka zgjedhur të udhëtojë sa më shumë të enjteve, të mos jetë aty, që të mos jetë ai shkaktari pse do ikin nga Kuvendi.

Ideja që opozita duhet mbajtur me shpresë, duket se është strategji e menduar mirë prej tij. Kështu blen dhe paqen e tyre, dhe paqen e politikës shqiptare, pasi opozita nuk ikën nga Kuvendi ende, vetëm nga kjo shpresë.

Edhe Rama bën mirë që bëhet më shumë protagonist për çështjen çame, pasi kështu duket sikur dhe ai është gati të shkojë edhe pa Metnë në zgjedhje, dhe kjo është po ashtu një dritë shprese indirekte për opozitën dhe një nxitje për Berishën, që nga inati i çamëve të udhëzojë Greqinë, si ta kapërcejnë çështjen e kufirit detar që Gjykata Kushtetuse ka hedhur poshtë.

Dhe në këtë kuadër duhet zhurmuar patjetër dhe takimi i Edi Ramës me kancelaren Merkel ditën e e hënë. Këtu opozitës nuk duhet t’i hamë hakun. E ka nisur me zell këtë punë dhe u ka çuar emaile gjithë deputetëve aleatë të saj në partitë e djathta të vendeve të BE, që të shprehen kundër hapjes së negociatave dhe të recitojnë shtatë pikat e Aldos.

Nuk besoj se ka qenë ndonjë punë e vështirë. Genc Pollo për shembull, e qan këtë punë. Të gjithë ata janë deputetë të vendeve anëtare të BE, të gjithë janë aleatë të PD dhe të gjithë nuk kanë ndërmend t’ia prishin as Pollos, as Bashës, nëse ua kërkon këtë gjë. Laurës jo e jo!

Pra, mund të kenë një farë suksesi dhe në këtë drejtim.

Por e gjitha kjo është se çfarë mund t’i bëjë mirë PD nga gjithë këto lëvizje. Shqipërisë nuk i ndodh asgjë.

Kushtet për çeljen e negociatave i ka vendosur tashmë Komisioni Europian. Kushti është zbatimi i ligjit të Vettingut. Pas kësaj, pra nëse Gjyakata e Berishës nuk e hedh atë poshtë, hapen menjëherë negociatat.

Këta deputetët që PD po i torturon në mes të dimrit, t’i kthejnë përgjigje me email, apo të vijnë deri në Rogner për deklarata, kanë rëndësinë e tyre, pasi të çelen negociatat. Parlamentet e vendeve të tyre do të ratifikojnë Marrëveshjen për çeljen e negociatave dhe ata kanë të drejtë të votojnë kundër.

Këtu PD mund të jap sërish ndihmesën e vet. Ajo mund të vazhdojë t’i ndërsejë lobuesit e saj kundër ratifikimit të Marrëveshjes, por nuk është se do të fitojë ndonjë gjë të madhe. E para, se edhe pse mund të votojnë kundër, mund të mos kenë shumicën e duhur në parlamentet përkatëse për ta bllokuar, nëse bëhen kamikazë vërtet. Dhe e dyta, ratifikimi është një proces që lobohet në rrugë diplomatike, dhe PD i duhet të bashkohet me gjithë klanet më të këqija antishqiptare të ketë sukses në këtë drejtim.

Sidoqoftë, më duket ide e mirë tani që PD të duket sikur po ja del të bëjë diçka. Të paktën deri të hënën do të dëgjojmë dhe deputetë të tjerë që do lexojnë shtatë amanetet e Aldos për integrimin. Të hënën pastaj do dëgjojmë Merkelin.

Sidoqoftë, këmbëngul se ka shumë rëndësi, që PD të mbahet me shpresë se dhe ajo ka fuqi të bëjë diçka. Qoftë dhe keq. Me Lulin as këtë s’po di ta bëjë më!

Paraardhëse

KUJDES / Seksi oral mund të shkaktojë kancer. Këto janë simptomat

Pasardhëse

Rrëfehen tre burrat kosovarë që u përdhunuan gjatë luftës nga serbët

Pasardhëse

Rrëfehen tre burrat kosovarë që u përdhunuan gjatë luftës nga serbët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.