• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Xhelal Mziu të lë pa fjalë, bën Donald Trump “Qytetar Nderi” i Kamzës

23 November, 2016
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i sapozgjedhur i Amerikës, Donald Trump, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë Kamëz.

Lajmi konfirmohet nga kryetari i kësaj bashkie, Xhelal Mziu, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Por nuk dihet nëse Trump është në dijeni të këtij titulli.

Kamza nën drejtimin e Xhelal Mziut ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave vendase e të huaja për emërtimet e rrugëve të brendshme.

Në Kamëz gjen rrugë me emrat “Silvio Berluskoni”, “Nikolas Sarkozi”, “Coca Cola”, “Dubai” etj.

Më poshtë relacioni i paraqitur në Këshillin Bashkiak të Kamzës bashkë me motivacionin e nderimit të Trump.

Vendimi:

Bashkia Kamëz i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Presidentit amerikan të sapozgjedhur, z. Donald Trump. Ky titull iu akordua Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Kamzës. Këshilltarët e qytetit e votuan në mënyrë unanime projektvendimin në të cilin propozohej shpallja “Qytetar Nderi” të Presidentit amerikan Donald Trump, me motivacion: “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.

Donald John Trump lindi me 14 qershor 1946 Neë York. U diplomua në vitin 1968 në Universitetin e Ekonomisë në Pensilvani. Në vitin 1971 ai u bë president në firmën e ndërtimit “Elizabeth Trump and the Son” dhe e quajti atë “Organizata Trump”, duke e bërë atë një ndër shoqëritë më të fuqishme në botë. Në vitin 2016 ai u nominua për President të të gjithë amerikanëve duke thyer çdo rekord votuesish si një model revolucionar i rendit të ri demokratik në mbarë botën.

Ai premtoi se “do të punojë edhe me ata që nuk e mbështetën për të bashkuar vendin, pasi fushata e tij ishte një lëvizje e madhe, nga njerëz që duan një vend më të mirë për veten dhe familjen. Ishte një lëvizje që përfshiu të gjitha racat, gjinitë, fetë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”… Edhe pse media kërkoi që Trump të linte garën – ai kurrë nuk u dorëzua, nuk i zhgënjeu mbështetësit e tij, pasi arriti të ridimensiononte format e komunikimit publik direkt me qytetarët. Trump nënvizoi se çështjet që do të trajtonte si President ishin: dhuna në Amerikë, ekonomia, emigracioni, tregtia, terrorizmi. Plani i tij do të vendosë Amerikën, interesat e popullit amerikan dhe sigurinë amerikane në vend të parë, duke rivlerësuar raportet gjeopolitike në botë në të mire të të gjithëve.

Paraardhëse

Donald Trump ndryshon mendjen për Clinton: Nuk do ta burgos…

Pasardhëse

Mustafa e Delawie nënshkruajnë marrëveshje në fushën e luftës kundër ekstremizmit

Pasardhëse

Mustafa e Delawie nënshkruajnë marrëveshje në fushën e luftës kundër ekstremizmit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.