• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Me ligj për dekriminalizimin e skenës politike

22 November, 2016
në Kosovë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kuadër të përpjekjeve për dekriminalizimin e skenës politike dhe pamundësimin e punësimit të personave nën hetime penale në institucionet publike, në Kosovë po shtrohet si nevojë miratimi i Ligjit për dekriminalizim.

Ky ligj do të pamundësonte fillimisht përfshirjen në listat zgjedhore të personave që kanë një të kaluar me aktivitet kriminal apo që janë dënuar për vepër penale, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky ligj, po ashtu thonë ata, do të duhej të pamundësonte edhe mbajtjen e posteve publike personave të cilët kanë qenë të përfshirë në vepra penale.

Nevoja për dekriminalizimin e skenës politike është potencuar, nga presidenti Hashim Thaçi, si një nga prioritetet në angazhimet e tij që nga marrja e postit.

Presidenti Thaçi ka iniciuar hartimin e një kodi me të cilin nuk do të lejohet që njerëzit e dënuar të jenë pjesë e proceseve zgjedhore dhe institucionale. Ai kishte paralajmëruar se njerëz që janë nën hetime nuk do të mund të përfshihen as në listat zgjedhore.

Gjatë një takimi të grupit punues i cili është themeluar për të rishikuar dhe amendamentuar Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Thaçi ka ritheksuar prioritetin që ka Kosova në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Dua të ritheksoj edhe njëherë përkushtimin tim si president i vendit për të mbështetur çdo iniciativë që vjen nga institucionet e Republikës së Kosovës për të fuqizuar kornizën ligjore, për luftimin e krimit në përgjithësi, por krimit të organizuar dhe korrupsionit në veçanti”, ka thënë ai.

Analisti i çështjeve politike, Driton Selmanaj nga Demokraci Plus, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se do të ishte e dobishme për vendit që me ligj duhet të pamundësohet përfshirja e njerëzve me aktakuza në lista zgjedhore dhe në poste publike.

“Nëse provon Kosova të ketë një ligj për dekriminalizimin, atëherë unë mendoj se do ishte efikas sepse do të flisnim më pas për pamundësinë e konkurrimit dhe të marrjes së posteve publike në Kosovë nga ata që së paku një herë në jetën e vet kanë bërë vepër penale ose kanë qenë të akuzuar ose me aktgjykim të formës së prerë. Si e tillë kjo mund të ndodh”, ka thënë Selmanaj.

“Por, nëse eventualisht do të shkonte në formë të një dokumenti i cili mund të ketë karakter këshillëdhënës dhe nuk ka asnjë sanksion nëse shkelet ajo kjo më pas nuk mund të jetë efektive pasi që mbetet vetëm në nivelin e dëshirave të subjekteve politike të cilat konkurrojnë”, thekson Selmanaj.

Ndryshe, bartës të funksioneve publike nën akuza apo edhe të dënuar për vepra penale në Kosovë aktualisht ka si në nivelin komunal ashtu edhe atë qendror.

Por, ka pasur edhe raste ku për shkak të aktakuzave për përfshirje në vepra të ndryshme penale, deputetë apo ministra t’i lëshojnë postet e tyre.

Edhe Arton Demhasaj, nga Organizata joqeveritare “Çohu”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e konsideron të rëndësishëm sanksionimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe institucione të personave me të kaluar penale.

“Konsideroj që çdokush që ka një aktakuzë dhe është duke u zhvilluar një procedurë gjyqësore për vepra penale ndaj tij, ai individ mos të ketë mundësi të ushtrojë funksion publik apo mos të ketë mundësi të jetë pjesë e listave zgjedhore për ushtrim të funksioneve të caktuara politike dhe publike. Por, e gjithë kjo patjetër duhet të rregullohet me ligj”, thotë Demhasaj.

Ndryshe, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kanë deklaruar largimin nga postet publike të gjithë zyrtarëve që janë përfolur për përfshirje në afera korruptive.

Ata shprehen se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e “ashpër” dhe angazhimi në këtë drejtim është marrë seriozisht. (REL)

Paraardhëse

Elbasan, zjarr në barakë, vdes 80-vjeçarja

Pasardhëse

Ylli Manjani: Kjo është shoqëria jonë, të gjithë ja fusim njëri-tjetrit…

Pasardhëse

Ylli Manjani: Kjo është shoqëria jonë, të gjithë ja fusim njëri-tjetrit…

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.