• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

PS e Sarandës refuzon Koço Kokëdhimën: Nuk bëhemi pjesë e asnjë lëvizjeje

19 November, 2016
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Strukturat e Partisë Socialiste Dega Sarandë kanë refuzuar ftesat e ish-deputetit Koço Kokëdhima për tu bërë pjesë e turit të tij në kuadër të lëvizjes brenda forcës kryesore politike të mazhorancës.

Kokëdhima kishte njoftuar se do të mbante ditën e sotme një takim me strukturat e degës së Sarandës por aty nuk ka qenë i pranishëm asnjë prej drejtuesve lokale të Partisë Socialiste.

Arsyet e refuzimit i ka bërë të qarta kryetarja e Degës së Sarandës Jonida Abduli përmes një komenti të publikuar në faqen zyrtare të partisë në rrjetin social Facebook.

“Me lejoni që në kuadër të transparencës dhe informimit të gjithë anëtarësisë dhe opinionit publik të sqaroj se strukturat drejtuese të Partisë Socialiste dega Sarandë nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen për asnjë moment pjesë e asnjë takimi apo lëvizjeje që shkon në të kundërtën e angazhimeve dhe prioriteteve të përcaktuara nga Kryesia qendrore e Partisë Socialiste të Shqipërisë”, shkruan Abduli.

Sipas saj, anëtarësia dhe strukturat e të gjitha niveleve në Partinë Socialiste Dega Sarandë janë të angazhuara plotësisht për fuqizimin e kësaj force politike dhe bashkimin e të gjithë aktorëve e faktorëve me synimin e vetëm garantimin e një rezultati sa më pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2017.

“Shpreh bindjen e plotë se çdo përpjekje tjetër për të shfokusuar vëmendjen e anëtarësisë është e pavend dhe do të dëmtonte interesat e Partisë Socialiste. Jam e sigurtë se anëtarësia e Partisë Socialiste Dega Sarandë do të jetë e bashkuar për të korrur një fitore spektakolare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!”, përfundon mesazhi.

Saranda konsiderohej si baza më e fortë e Kokëdhimës në ish-zonën e tij zgjedhore. por refuzimi i marrë prej strukturave lokale tregon se tashmë lëvizja e lajmëruar prej tij ka hasur në gozhdë dhe po dështon që në nisje.

Paraardhëse

Vatikani shpall Kardinalët, mes tyre edhe Ernest Troshani

Pasardhëse

Diaspora mblidhet në Tiranë, thirrje për të investuar

Pasardhëse

Diaspora mblidhet në Tiranë, thirrje për të investuar

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.