• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Krimenë për Kosovën, a mund të funksionojë pazari Putin – Trump për Europën Lindore?

17 November, 2016
në Kosovë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rusia ka folur shpesh në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe normave që burojnë nga dokumentet kryesore. Mbi këtë bazë është kundërshtuar zyrtarisht prej saj edhe pavarësia e Kosovës, një shtet i ri që aktualisht po ecën drejt njohjes së shumicës së vendeve të OKB-së.

Mirëpo ky qëndrim mund të shkëmbehet nga Rusia me pavarësinë e Krimesë, rajoni i shkëputur nga Ukraina dy vite më parë, e mbi të cilin Moska shpalli aneksimin e plotë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ambasadori ukranias në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych, ka deklaruar se Ukraina nuk e njeh Kosovën pikërisht për shkak të implikimeve që kanë të bëjnë me Krimenë.

 

“Rusia mund të heqë dorë nga qëndrimi për Kosovën, nëse perëndimi njeh Krimenë”, tha ai.

“Sot Rusia ka vendosur veton ndaj pavarësisë së Kosovës, nesër mund ta heqë atë. Rusia vuri veto jo sepse I do shumë serbët , por sepse nuk i përshtatet politikës së saj. Putin ka deklaruar se është gati të heqë dorë nga Kosova nëse Perëndimi njeh Krimenë. Nuk ka vëllazëri në politikë, vetëm interesa”, shtoi ambasadori Aleksandrovych.

Ndërsa thotë këto, ambasadori për një moment i referohet sërish faktorëve emotivë, duke bërë analogji mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ne jemi një popull Kristian ortodoks. Ju keni Kosovën, ne kemi Krimenë dhe Ukrainën Lindore. Njësoj si në Kosovë, njerëz erdhën nga jashtë me një sasi të madhe armësh dhe na morën territorin”, tha Aleksandrovych, citon agjencia “B92”(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=11&dd=16&nav_id=99701).

Këto konstatime vijnë ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë në Washington ka hyrë Donald Trump, i cili ka premtuar rregullim marrëdhëniesh me Rusinë. Nëse Kremlini i qëndron këtij pazari, atëherë një njohje e Krimesë nga SHBA, do të hapte dyert për njohjen e Kosovës nga Rusia, duke mbyllur problemin e legalizimit definitive të shtetit të ri të shqiptarëve. Për këtë arsye, politika e Jashtme e Shqipërisë, me një angazhim prej protagonist në krizën ukrainase mund të rishikohet. Kuptohet në varësi të vendimeve që vijnë nga SHBA, por nuk ka sesi të mos bjerë në sy se ky Pazar i thjeshtë që kërkon presidenti rus, në Shqipëri është pritur me tezën se “Kosova është rast i veçantë”. Në një vend si Shqipëria e një rajon periferik si Ballkani, vendime si këto që përflet ambasadori ukrainas fitojnë vlerën e ndryshimit të historisë. Nuk është çudi pra që Trump nga rrezik për qytetërimin perëndimor të rehabilitohet si njeriu që zgjidhi problemin e Kosovës. Por këto janë hipoteza derisa në SHtëpinë e Bardhë të ndërrojë pushteti efektivisht. Edhe pse qysh tani mund të themi se një vendim i tillë do të shënonte kthesë në raportet e SHBA-së me Europën. (Respublica)

Paraardhëse

Blushi: Dosjet nuk do hapen, procesi do jetë selektiv dhe i politizuar

Pasardhëse

Në prag të largimit, Obama jep medaljet e Lirisë

Pasardhëse

Në prag të largimit, Obama jep medaljet e Lirisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.