• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Nga Europiani te kërcënimi i origjinës së largët

16 November, 2016
në Opinion
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

NGA ERVIN BAKU

Kam përjetuar të shtunën e kaluar në “Elbasan Arena” ndeshjen më të çuditshme në historinë time 25-vjeçare si gazetar. Në të gjitha pikëpamjet. Për fatin tim të keq, dhe tonin, qëlloi ndeshja e Kombëtares sonë. Jam i sigurt që nuk do të shikoj më ndeshje të tillë. Deri sa të rikthehet përsëri Izraeli në Shqipëri. Ose Serbia. Shqipëria u mund. Keq. Tifozët e Kombëtares u mundën. Keq fare. Siguria dhe policia fituan. Bindshëm. Po e filloj nga fundi. Unë e kuptoj që kur miku që të viziton ka sinjale të forta kërcënimi, ti si i zoti i shtëpisë ke për detyrë të marrësh masat e sigurisë së lartë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për Izraelin. 5000 policë dhe 500 agjentë shoqëruan dje në Greqi presidentin e SHBA-së, Barak Obama. E pra Izraeli ishte një gjysmë Obame. Por të kalosh nga masat e sigurisë së lartë në ekstrem të ekstremit vetëm ne dimë ta bëjmë këtë.

Me zellin më të madh. Jemi kampion bote. Deri në poshtërim të tifozërisë tënde. Deri në dhunim të saj. Duke zbatuar pikë për pikë kulmin e inferioritetit. Kjo është e tmerrshme. Skandal. “Shvercerat” e Shkupit u ndaluan në kufi dhe nuk u lejuan të shkonin në Elbasan. Pse??? “Plisat” e Prishtinës (250 persona) u pritën si armiq në “Elbasan Arena”. Pse??? Ata u provokuan nga policia, u rrahën dhe 3 prej tyre u arrestuan. Pse??? Si përfundim ata e bojkotuan ndeshjen. Bënë 700 km për ta ndjekur Kombëtaren në lokalet e Elbasanit. Sa turp kur policia jote të trajton si huligan dhe si armik. Në stadium, shihje tek-tuk ndonjë flamur shqiptar. Pse??? Nuk kishte asnjë banderolë, asnjë buri, asnjë daulle. Pse??? Ndeshja luhej në Shqipëri dreqi e mori. Nuk luhej në Palestinë. Edhe ne gazetarët u kontrolluam si të ishin terroristë. Personalisht, m’u desh ndihma dhe ndërhyrja e dy drejtuesve të lartë të policisë për të hyrë në tribunën e shtypit me stilolapsin dhe karikuesin e celularit. Policia donte të m’i konfiskonte të dy mjetet e punës. Nga Europiani, u kthyem në fshatin tonë. Në Europian, Franca e fitoi luftën me terrorizmin. Por në ndryshim nga ne, me qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa prishur festën dhe spektaklin.

Pa prishur futbollin. Që na mblodhi. Ndaj Franca është Francë. Dhe ne jemi këta që jemi. Dhe çdo krahasim me ta është herezi… Të them tani dy fjalë për ndeshjen, trajnerin Xhani De Biazi, vazhdimësinë e eliminatoreve. Shqipëria u turpërua. Por ndërkohë që tifozët u turpëruan nga tanët, Kombëtarja u turpërua në fushë. Nga një çorganizim në perfeksion. Izraeli na dha një leksion të pastër futbolli. A ndikoi “shtetrrethimi” në performancën disfatiste të Kombëtares? Nuk di ta them.

Në konferencat e shtypit të pragndeshjes, futbollistët nuk na u ankuan kurrë. Këtë di ta them me siguri. “U kthyem në origjinë” brohoritën në kor shumica dërrmuese e tifozëve. Personalisht, mendoj që ishim në një ditë jo. Dhe që pas Europianit, jemi në një moment jo. Grupi duket (nga jashtë) i përçarë. Me gjithë respektin maksimal që kam për kapitenin tonë Ansi Agolli, këtij grupi i mungon lideri. Një lider i vërtetë. Që t’i shkundë nga themelet. Mungon Lorik Cana. Kapiten lind, nuk bëhesh. Si shpjegohet që shumë lojtarë shkëlqejnë me klubet e tyre dhe në Kombëtare kanë një ngërç të madh? Nuk kanë shpirtin e tyre të zakonshëm të garës. Si t’ia vëmë emrin gafës së pafalshme të Berishës??? Si mund ta lësh ekipin në baltë ndërkohë që je me një lojtar më pak??? Kjo ndeshje zbuloi lakuriq atë që diçka nuk shkon me Kombëtaren. Timonieri i saj nuk është më ai i pari. Xhani De Biazi është tani arrogant. Edhe me ne gazetarët.

Duhet të ndryshojë sa më parë sjelljen e tij. Të jetë shumë më bashkëpunues. Me të gjithë. Shqipëria shkoi në Europian. Trajneri i saj ishte Xhani De Biazi. Italiani duhet të qëndrojë. Deri në fund të eliminatoreve. Atëherë do të jetë koha e bilanceve. Një gjë është e sigurt: Kemi një grup shumë të mirë. Vetë ky grup na i ka rritur pretendimet. Por grupi nuk është në terezi. Nuk është stabël. Shkojnë e vijnë futbollistë. Ka nga ata që e meritojnë dhe nuk thirren (Kaçe, Gashi, Cikalleshi).

Ka të tjerë që edhe kur thirren, nuk luajnë (Abrashi). Ne nuk kemi luksin ta bëjmë çorap grupin. I takon Xhani De Biazit të vendosë ekuilibrat dhe t’i kthejë grupit frymën që i njohim. Jo vetëm ne. Por edhe Europa. Ka fiks 4 muaj për ta bërë këtë. Deri sa të vizitojë shtëpinë e tij.

Por të lutem Xhani, o xhan, pa arrogancë. Më këmbë në tokë. Dhe me thjeshtësi, shumë respekt. Vetëm kjo është receta. Objektivi i vendit të tretë është plotësisht i arritshëm. Do të ishte një konstante fantastike. Mosarritja e vendit të tretë është dështim. Kërcënimi i origjinës së largët është prezent.

Paraardhëse

Vëllezërit kosovarë që po e shtrijnë monopolin edhe në Shqipëri (DOKUMENTE)

Pasardhëse

Bekim Balaj rrëfen pengun e karrierës së tij: Kam qenë pranë firmosjes me PSG-në

Pasardhëse

Bekim Balaj rrëfen pengun e karrierës së tij: Kam qenë pranë firmosjes me PSG-në

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.