• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Lobim i fortë në administratën Trump për shqiptarët”

14 November, 2016
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe, ose Joe, siç i pëlqen ta thërrasin shkurt, nuk e di me siguri se cili do të jetë qëndrimi i presidentit te ri amerikan, Donald Trump ndaj shqiptarëve.

Duke folur ekskluzivisht per Vizion Plus ai i përgjigjet shkurtimisht pyetjes se drejtpërdrejte: Çfarë mendoni se do të ndryshojë dhe si mendoni se do të jenë marrëdhëniet mes presidentit të ri amerikan dhe shqiptarëve në rajon?

“Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe Donald Trump? Kjo mbetet për t’u parë”.

Por DioGuardi diçka shumë të rëndësishme e di më mirë se kushdo tjetër, se si duhet gjetur mbështetja per Shqipërinë e shqiptaret aty ku është më e rëndësishme dhe ku duhet lobuar me fort: Në Kongres.

“Ne nuk na intereson se kush është president. Ne duhet të përdorim fuqinë në Kongres. Këtu nuk funksionon si me Parlamentin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni ku një parti kontrollon gjithçka. Ne kemi miq në Senat, siç është senatori John McCain. Ai është mik yni. Ne e dimë se tashmë ai do të drejtojë Komitetin e Shërbimit Ushtarak në Senat, që është një komitet shumë i rëndësishëm për të pasur miq pjesëtarë të tij. Dhe në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres ne ende kemi Dana Rohrabacher që ka qenë më i miri dhe ka shërbyer si të ishte një armë automatike. Ne kemi njerëz që nxjerrin fjalët siç dalin plumbat nga një armë automatike, në momentin që kemi nevojë për ta, për një çështje të drejtë. Ne kemi marrë fuqi nga Kongresi, pavarësisht se kush ka qenë president.”

DioGuardi, që ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve si republikan, megjithatë është i sigurt për diçka: Presidenti i zgjedhur Trump i njeh shqiptarët, për shkak se mijëra prej tyre punojnë në bizneset e tij në New York, dhe gëzon respekt për ta. Kongresmeni DioGuardi thekson edhe njëherë se nuk ka kurrfarë deklarate të Trump pro serbëve dhe kundër shqiptarëve, duke iu referuar një artikulli të rremë të pak javëve më parë.

“Ai ka shqiptarë që punojnë kudo në ndërtesat e tij në New York. Kështu që unë telefonova ndihmësen e tij personale për ta pyetur se si mund të ketë ndodhur që Donald ta ketë bërë këtë. Por Rona m’u përgjigj: Joe, ne e kemi dëgjuar këtë histori, por nuk ka dalë nga ne. Dikush e ka stisur.  Ky është një artikull telefonatash. Kjo nuk ka dalë nga ne. Siç duket, dikush nga komuniteti sllav në Chicago po përpiqet ta bëjë të duket sikur ne po mbështesim sllavët, por kjo nuk është e vërtetë.”

Joseph DioGuardi është njeriu i parë që i hapi rrugën çështjes shqiptare në Kongresin amerikan, në fundin e viteve 80. Falë tij nisi një qasje e re e Washingtonit zyrtar ndaj shqiptarëve. Por DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley, mbeten edhe sot zëri më i fuqishëm pro-shqiptarëve në kryeqytetin amerikan, aty ku përcaktohen politikat e mëdha botërore. Këtë gjë ai zotohet të vijojë të bëjë edhe gjatë administratës së re nën drejtimin e Trump.

“Unë dhe bashkëshortja ime Shirley do të na duhet të bëjmë punën tonë që të sigurohemi që ai të mësojë se shqiptarët nuk janë vetëm portierë ndërtesash dhe roje sigurimi, por që janë njerëz që ende po vuajnë në Ballkan për shkak të dominimit sllav dhe nga korrupsioni nga vetë shqiptarët dhe nga sllavët, në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Kjo është një punë ende e pambaruar. Ne duhet të sigurohemi që t’i shpjegojmë atij që shqiptarët kanë nevojë për vëmendjen e tij. Duhet të kujtojmë se si president ai ka shumë çështje të mëdha: Ai kërkon të ndryshojë planin shëndetësor në SHBA, kërkon të ndryshojë ligjin e taksave, kërkon të punojë për infrastrukturën e Amerikës, kërkon që të ndryshojë rregullat për emigracionin. Tani ne po përpiqemi që të shtojë edhe një plan të tjetër për të, që të ndihmojë edhe shqiptarët. Kjo është ajo çka ne duhet të bëjmë.”

Paraardhëse

Fasulet/ Ja pse nuk duhet ta anashkaloni kurrë këtë superushqim

Pasardhëse

FOTO/ Komentuesi-Ramës: Po vdesim për bukë, se mbillet ajo bima e “Rilindjes” në vend të grurit. Ja si i përgjigjet Rama

Pasardhëse

FOTO/ Komentuesi-Ramës: Po vdesim për bukë, se mbillet ajo bima e “Rilindjes” në vend të grurit. Ja si i përgjigjet Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.