• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

14 November, 2016
në Aktualitet
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer disa histori pikante familjare në Galerinë Marian Goodman në New York.

Një ndër to ishte se si u njohën dhe si u martuan gjyshi dhe gjyshja e tij.

Dhe si e pagëzuan nipin e tyre katolik dhe ortodoks njëherazi.

“Gjyshja ime ishte katolike dhe shumë besimtare. Gjyshi im ishte ortodoks, por i pafe. Besonte vetëm te femrat dhe te makinat. Është histori e gjatë si u martuan.

Por e bindi se kishte një makinë shumë të bukur dhe një gramafon. Babai i tij e nisi në Itali për t’u bërë intelektual, por ai mori të gjitha paratë në bankë dhe bleu një makinë. Dhe kur erdhi në Shqipëri u bë shoferi i kryetarit të Bashkisë se kishte një makinë më të mirë se e kryetarit të Bashkisë. Kur kryetari i Bashkisë shkoi tek mbreti, mbreti pa makinën dhe i tha: Sa bën? Ai i tha: Është e shoferit! Atëherë sill shoferin.

Dhe kështu u bë shoferi i mbretit. Dhe takoi gjyshen time që ishte katolike. Por familja e saj nuk do ta lejonte kurrë se ai ishte ortodoks, ndaj bënë një “rrëmbim konsensual”.

E mori në makinë nga Shkodra në Durrës. Kur po parkonin ajo tha: Ku jemi këtu? Ai: Në shtëpinë time! Jo, i tha ajo. Në hotel. Duhet të martohemi. Jam katolike.

Atëherë shkuan në hotel dhe më pas në kishë. Në kishë i thanë: Jo nuk mund të martohesh me të. Ai është ortodoks.

Ndaj ajo i shkruajti Papës: “Ati im i shenjtë. Jam në hall. Më lejo të martohem me këtë burrë. Ai është ortodoks, por ai nuk beson në asgjë. Të lutem më lejo të martohem dhe betohem se të gjithë fëmijët e mi do jenë katolikë” Dhe gjyshi thoshte “Bëj ç’të duash. Nuk më intereson se çfarë feje do të kenë fëmijët”. Kjo tregon shumë për ne.

Ndaj dhe babai im, xhaxhai im ishin të gjithë katolikë.

Por kur linda unë, ai (gjyshi) më çon në një kishë ortodokse dhe më ka pagëzuar. Kur u kthye i tha gjyshes: Ti abuzove me dashurinë time. M’i bëre të gjithë fëmijët katolikë, por unë mora hak. E pagëzova këtë ortodoks!

Por ajo i tha: Më vjen shumë keq për ty, që nuk e paske kuptuar. Ne vërtet jemi minoritet, por jemi më të organizuar. Unë këtë e kam pagëzuar katolik, kur t’i flije gjumë.

Dhe mua Papa më ka thënë: Ti je katolik. Pjesa tjetër është ujë. Kur erdhi në Tiranë, unë e pyeta për djalin tim. Unë jam katolik, gruaja ime, Linda është muslimane. Po ai? Dhe Papa më tha: Edi unë e zgjidha dilemën tënde, atë lëre ta zgjedhë vetë.”

Paraardhëse

DIABETI – Gjithçka që duhet të dini

Pasardhëse

Fasulet/ Ja pse nuk duhet ta anashkaloni kurrë këtë superushqim

Pasardhëse

Fasulet/ Ja pse nuk duhet ta anashkaloni kurrë këtë superushqim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.