• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Thërrisni një doktor për të “marrin” numër dy të PD-s!

9 November, 2016
në Opinion
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Anri Bala

Fitore pas humbjes, vetëm një i marrë mund të shikoj. Por ashtu sikurse ishte paralajmëruar me humor, ajo ndodhi. Kreu “de jure” i PD-s, Lulzim Basha, doli sot me thirrjen “fitore” për rekomandimin e KE, në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ai nuk e ka harruar zakonin e fëmijërisë, kur e rrihnin gjithë fëmijët e lagjes dhe prapëseprapë i mburrej babi Xhelës, duke thënë se: Ai më rrahu, po unë ama fitova… i’a grisa këmishën!

Basha dhe tufa e tij e lakenjve, që quhen deputetë të opozitës, bënë ç’kishin në dorë të pengonin reformën në drejtësi dhe kur nuk i’a arritën, u vetshpallën fitimtar. Por, fitorja e tyre nuk vazhdoi gjatë të festohej, sepse arriti momenti final, ai i implentimit.

Përpara gjithë shqiptarëve, ai dhe banda e tij parlamentare, sepse vetëm grup parlamentar nuk janë, me paftyrësinë më të madhe, duke mos përfaqësuar interesat e atyre që i kanë votuar, e dërguan në  kalendat greke miratimin e “Vettingut”, duke mos dëgjuar as këshillat e partnerëve amerikano-europian.

Të njejtin veprim bëri dhe sot, pa u skuqur e pa u zverdhur fare, kllouni i PD-s bërtiti: “Fitore”! Ovacione për diçka që bënë të pamundur për ta penguar. Ai dhe banda e tij ndërmorën një veprim kriminal kundër shqiptarëve, për t’ia humbur mundësit Shqipërisë, por nuk i’a arritën dot.

Bipolariteti i tij është i frikshëm, gjë të cilën ja ka injektuar dhe partisë ku aderon… më falni “drejton”. Kujt i ftohti i duket diell, gëzimi hidhërim, fitorja humbje dhe humbja fitore, duhet të jetë normalisht i papërgjegjshëm, ose më e pakta pacient i spitalit psikiatrik.

Mos vallë ky njeri ka nevojë për një psikiatër, këshillat e të cilit do t’a ndihmojnë të zbres me këmbë në tokë. Gomari jonë po fluturon 7 metra mbi qiell, kjo jo nga dashuria, por prej ëndërrave për destabilitet! Ndaj ndjej t’i shpjegoj gomarit: Se kafshët nuk fluturojnë.

Statusi i tij në FB është në të vërtetë një tallje për të gjithë shqiptarët, ose një përçartje e të sëmurit, në momente krize. Natyrisht që PD ka meritat e saj, por banda e kryetarit i çbëri, duke marrë një zero të madhe, me atë që bëri dje, ku dhe grekët e serbët votuan pro. Hajde mos qesh, me statusin e mëposhtëm!

“Rekomandimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE është një lajm i shkëlqyeshëm. Shpresojmë që BE ta kthejë rekomandimin në vendim. Ka një shpresë për të gjithë shqiptarët, pasi gjithnjë kanë njohur kriza të mëdha.

Ia dedikoj këtë arritje, ia njoh këtë arritje njerëzve të thjeshtë. Si parti që kemi pasur moto “Shqipërinë si gjithë Evropa”, si parti që firmosëm stabilizim-asocizmin, lëvizjen e lirë etj., por dhe reformat e thella që ne morëm hodhën gurin e themelit”, tha lideri.

Ndërkohë në PD, shpërthejnë ovacionet: Basha, Basha, Bashaaaa, ooooooooooohhh!

Paraardhëse

Hillary Clinton i’u drejtohet mbështetësve mes lotëve: Ju kërkoj falje që nuk fituam!

Pasardhëse

Këta amerikanë të mërzitur!

Pasardhëse

Këta amerikanë të mërzitur!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.