• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Paskal Milo rrëfen prapaskenat: Çfarë më tha kryeministri Simitis për Çështjen Çame

5 November, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në emisionin ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report TV ka zbuluar një detaj të pathënë më parë, të takimit të vitit 1999 në Athinë, kur së bashku me kryeministrin Ilir Meta ngritën për herë të parë Çështjen Çame.

Ndërsa kryeministri grek Simitis gjatë konferencës për shtyp mohoi ekzistencën e Çështjes Çame, duke vënë në siklet palën shqiptare, Milo tregon se kur e ka pyetur jashtë kamerave Simitis se përse mbajti këtë qëndrim kur çështja u diskutua në takim ai u përgjigj: “Pse si mendoni ju, se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu?!”.

Sipas Milos, kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog dhe aspak me një klimë të tensionuar siç po ndodh sot. Për ish-ministrin e Jashtëm retorika me Greqinë sot ka shkuar kaq larg sa kjo mund të ndikojë edhe në një veto të mundshme të Greqisë për negociatat e Shqipërisë.

Ju ngritët në Athinë çështjen çame për herë të parë ku Meta ishte kryeministrit dhe ju ministër i Jashtëm në vitin 1999. Si u trajtua atëherë çështja çame dhe a ka ndryshim me mënyrën si po trajtohet sot?

Ai moment ishte një moment menaxhimi i qetë diplomatik me shumë finesë dhe që të dy kryeministrit dhe unë që kam qenë prezent në takim e kemi trajtuar me realizëm por duke patur parasysh që është një çështje shume delikate sapo behet publike ndez gjakrat e palëve.

Po në takimin brenda me ju si reagoi kryeministri grek ndaj Çështjes Çame që ju parashtruat?

Do ju them vetëm një fjalë që po e them për herë të parë në studio . Kur e kam pyetur ish-kryeministrin e Greqisë në atë kohë Simitis duke i thënë që me  deklaratën tuaj para gazetarëve ju e keni vënë çështjen çame në një pozitë mohuese dhe ne në një pozitë aspak të favorshme ai mu përgjigj:  Pse si mendoni ju se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinionin grek këtu”.Pra  unë mendoj që çështje të tilla delikate nuk zgjidhen duke i nxjerrë në pazar dhe duke akuzuar me terma të forta atë më të cilin kërkon që të arrish marrëveshjen.  Sepse në mes janë ngjarje që i ka rënduar e kaluara, kur ju shtohen edhe emocionet e ditës dhe llogaritë e përditshmërisë politike  atëherë bëhet sikur ju hidhet benzinë zjarrit. Në vend që të shuajnë zjarrin, qeveritarët bëjnë të kundërtën, godasin njëri tjetrin, bëjnë replika me një gjuhë aspak diplomatike.

Paraardhëse

Si e kthehu shpellën në një shtëpi moderne (FOTO)

Pasardhëse

Arrestohen 7 shqiptarë për vepra terroriste

Pasardhëse

Arrestohen 7 shqiptarë për vepra terroriste

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.