• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Rama pritet me nderime të larta në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë

4 November, 2016
në Kosovë
0
rrahman rama
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (gjenerallejtënant Rrahman Rama me ftesë të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, qëndroi për një vizitë pune në Weisbaden të Gjermanisë, ku u prit me nderime ushtarake nga Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges.

Komandanti i FSK-së, fillimisht pati takime me gjeneralin Hodges dhe stafin komandues ku falënderoi gjeneralin Hodges për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Ushtria Amerikane për Evropë dhe SHBA në përgjithësi është duke e dhënë për FSK-në.

Rama shprehi mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Ushtrisë Amerikane në Ushtrimin fushor “Shqiponja 5” dhe me këtë rast, e njoftoi gjeneralin Ben Hodges, për zhvillimet në FSK dhe rreth procesit të planifikimit dhe përgatitjes për Forcat e Armatosura të Kosovës(FAK).

 

Nga ana e tij, komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Hodges shprehi gatishmërinë që të vazhdon me mbështetjen e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe vazhdimin e ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Ai gjithashtu shprehi mirënjohjen dhe entuziazmin e tij për profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtareve të FSK-së, që ai i ka parë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Gjate dy ditëve të vizitës, kreu i FSK-së u njoftua me planet dhe angazhimet e Ushtrisë Amerikane për Evropë, si dhe për mundësitë trajnuese dhe pjesëmarrjes në ushtrime të ndryshme bilaterale dhe shumëkombëshe.

Të dy komandantet u dakorduan qe të thellojnë bashkëpunimin dhe të vazhdohet me mbështetjen e FSK-së, në mënyrë që të bëhet forcë kontribuuese e sigurisë.

Paraardhëse

Tahiri pret Drejtorin e Policisë greke: Shqetësim për shqiptarët e kthyer në kufi

Pasardhëse

Analiza, policia gaboi në Elbasan

Pasardhëse

Analiza, policia gaboi në Elbasan

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.