• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Bankat kreditojnë jashtë. Deri në shtator, 700 milionë euro kredi

3 November, 2016
në Ekonomi
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekspertët thonë se kërkesa e dobët për kredi po i shtyn bankat shqiptare të kreditojnë bizneset jashtë vendit.

“Kërkesa dhe projektet e mëdha janë të stopuara. Biznesi i madh ndodhet në vështirësi, marrëdhëniet me bankën janë të stopuara. Në këto kushte bankat kërkojnë tregje të reja dhe mundësi të reja përfitimi”, deklaron Spiro Brumbulli, sekretar i Shoqatës së Bankave.

“Bankat kanë likuiditet në valutë, të cilin duhet ta përdorin. Kjo është një alternativë që në kushtet e sistemit bankar shqiptar konsiderohet alternativë e vlefshme”, thotë Klodi Shehi, drejtor i stabilitetit financiar në BSH.

Në shtator, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bankat ose bizneset e huaja arriti në 93.7 miliardë lekë. Kjo është sa 17.2 për qind e totalit të kredisë në Shqipëri.

“Një shifër prej 94 miliardë lekë nuk përbën ndonjë shqetësim në kuadrin e përgjithshëm makro, ose në raport me kapitalin që bankat kanë. Por do të ishte më mirë që nëse ka kërkesë të brendshme këto para të drejtoheshin tek kjo kërkesë”, vlerëson Brumbulli.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë preferon të jetë e kujdesshme duke e mbikëqyrur nga afër fenomenin. “Që nga mënyra se si këto kredi jepen, analiza se si jepen, si kredia monitorohet e me radhë”, nënvizon Shehu.

Por a e penalizon dalja e kapitalit jashtë kreditimin e ekonomisë së brendshme? Për Bankën e Shqipërisë, jo.

“Në kushtet kur kemi raport shumë të ulët kredi përmbi depozitë; pra, ka fonde të lira që nuk janë investuar në kredi, ajo mund të kreditohet për rezidentët dhe ekonominë e brendshme”, thotë Shehu.

Paraardhëse

I vetmi që prodhon armiq fallco për Greqinë në Tiranë, është Vangjel Dule!

Pasardhëse

Berisha: Rama, skllav i Beogradit. Problemi i sotëm, kanabisi

Pasardhëse

Berisha: Rama, skllav i Beogradit. Problemi i sotëm, kanabisi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.