• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Skandali i shqiptares në talent shoun gjerman, fyen bashkëkombësit

3 November, 2016
në Botë
0
alkeda paskali
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptarja Alkeda Paskali duke u munduar të shfaqet si komediane ka fyer të gjithë shqiptarët dhe për më tepër është shprehur me shprehje raciste, pas të cilave ka fituar urrejtjen e jurisë dhe të publikut gjerman.

Në emisionet e talent shout në Gjermani “DSDS” dhe “Das Super Talent” të cilat organizohen nga titani gjerman Dieter Bohlen në bashkëpunim me RTL deri më tani kemi parë duke u shfaqur talente të shumtë shqiptarë të cilët ka ndodhur shpesh ta ngrenë publikun gjerman në këmbë. Por kohëve të fundit gjerat kanë ndryshuar.

Me apo pa dashje të dy këto emisione shfaqin disa kandidatë me prejardhje shqiptare që ulin imazhin e shqiptarëve në diasporë. Vitin e kaluar dy motrat Zeneli u grindën me jurinë e “DSDS” për kandidaten Besa Ademi po në “DSDS” sa u desh të ndërhynte sigurimi për ta larguar nga skena.

Gruaja 48-vjeçare e cila sipas mediave gjermane është e lindur në Shqipëri dhe jeton në Ludwigsburg, në stand up-in e saj thotë se është nga Shqipëria dhe se shqiptarët njihen si njerëz të drogës dhe prostitucionit, shkruan “albinfo.ch”.

“Sigurisht, ka edhe shqiptarë që nuk janë shitës të drogës, por vetëm janë në shërbim të tyre”, e ka “relativizuar” ajo fyerjen.

Ndonëse juria nuk ia dha asnjë pikë, ajo uli imazhin e shqiptarëve kudo në Evropë.

Pas kësaj paraqitje skandaloze, shqiptarët në forume të ndryshme kanë kritikuar kandidaten shqiptare, por edhe televizionin gjerman RTL.

“Ajo thotë se shqiptarët njihen si shitës të drogës dhe shfrytëzues të prostitucionit… Qeveria shqiptare duhet të reagojë dhe ta padisë TV RTL për fyerje të një populli. Kjo në një vend normal ku redaktori bën punën si duhet nuk kishte për t’u emituar”, thotë një komentues në “Facebook”, emër i njohur për redaksinë.

Paraardhëse

3 talljet e bythës së politikës, nga të cilat nuk vumë kurrë mend!

Pasardhëse

Vangjel Dule kërcënon nga Kuvendi

Pasardhëse

Vangjel Dule kërcënon nga Kuvendi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.