• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Një shpjegim për “arrogancën” e Ramës me Greqinë

2 November, 2016
në Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria dhe Greqia po zhyten në spiralen e patetizmit dhe nervozizmit të ndërsjelltë, për shkak të nevojës që kanë ish-përfaqësuesit politikë të pakicës greke në Shqipëri, për t’u faktorizuar përmes problemeve sociale të një pjese të elektoratit të tyre. Një grup banorësh të Himarës, që kanë probleme me planin e ri urbanistik të qytetit, kanë angazhuar Athinën zyrtare, në një betejë nervangritëse ndaj qeverisë shqiptare, duke “urdhëruar” autoritetet shqiptare, se çfarë duhet të bëjnë në Himarë.

Kjo ka sjellë nga ana tjetër një përgjigje po aq provokative dhe nervangritëse nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka devijuar debatin nga plani urbansitik i Himarës tek plani urbanistik i Akropolit. Bile ka premtuar se do të vazhdojë debatin me ta ditën e enjte në Kuvend.

Por a janë këto arsye për të pasur tension mes dy vendeve?

Mes Shqipërisë dhe Greqisë ka probleme të rënda të historisë, të cilat gradualisht po tejkalohen dhe gjatë këtyre 25 viteve situata është normalizuar. Mes dy vendeve ka një Traktat të Miqësisë dhe një bashkjetesë normale mes dy popujve në Greqi dhe Shqipëri. Problemi i genocidit mbi popullsinë çame, problemi i shkollimit të ndërsjelltë të grekëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Greqi në gjuhën amtare, çështjet e pronave të ndërsjellta të qytetarëve mes dy vendeve, çështja formale e ligjit të luftës me Shqipërinë, si dhe roli që Shqipëria ka luajtur si urë kalimi për komunistët grekë të ndihmuar nga Moska në vitin 1949 në Gramoz, janë çështje që realisht trazojnë vazhdimisht raportet mes dy vendeve.

Por debati i javës së fundit nuk ka lidhje me këto tema realisht të forta në raportet mes dy vendeve, por me një banalitet të dikujt, në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, që ka vënë bast t’i ngrejë nervat Tiranës, për një problem administrativ puro shqiptar, që nuk ka asnjë prapavijë etnike apo antigreke siç është zbatimi i një plani urbanistik. Bile disa nga personazhet e këtij grupimi që po ankohet në Athinë për prishjet në Himarë, deri disa vite më parë kanë fituar vota si “antigrekë” në Himarë.

Pra zanafilla e këtij debati është elektorale dhe ka të bëjë me segmente të veçanta në Ministrinë e Jashtme të Greqisë që kanë në patronazh PBDNJ në Shqipëri, të cilës duan t’i japin një dorë me shpresë se do rifutet në Kuvend. Ndërsa deri më 2010 mekanizmi kryesor elektoral në Shqipëri ishin vizat greke dhe pensionet, tashmë me përçarjet brenda faktorit grek në Shqipëri dhe largimin e figurave të rëndësishme intelektuale që ka pasur ajo parti, çështja e futjes së tyre në Kuvend, është çështje pazari. Ata duhet t’i fusë ose PS ose PD. Herën e fundit i ka futur Partia Socialiste.

Me sa duket PBDNj po përgatitet të hyjë në koalicion me Berishën dhe ka nevojë të prodhojë një vatër tensioni për vota në Himarë.

Nga ana tjetër Athina zyrtare është angazhuar me qejf në këtë histori, për shkak të afërsisë që Partia Socialiste ka krijuar me Partinë e komunitetit çam në Shqipëri, dhe mundësinë që të dalë me ta në zgjedhje si aleatë.

Kaq është e gjitha.

I gjithë tensioni, patetizmi, nervozizmi, karshillëku dhe beteja me historinë, në fakt ka të bëjë me shpresën nga Athina se do kemi një deputet të PBDNj në Kuvend, dhe frikën po nga Athina, se mos do kemi deputetë të shtuar të partisë që përfaqëson çamët në Shqipëri.

Dhe karshillëku i Ramës është po aq elektoral. Ai ka hyrë në betejë si publicist dhe jo si politikan, pasi vetë çështja që i kanë hapur ata si debat, nuk e pengon atë, të thotë çfarë të dojë. Problem do të ishte nëse Rama do diskutonte me Greqinë realisht për problemet që kemi mes dy vendeve, për litarin jashtë që ka lënë Berisha me varreza dhe histori të munguara reciprociteti. Për shkak të origjinës së tij nga Bregu, familjes ortodokse dhe mungesës së komplekseve ndaj Greqisë, ai natyrisht është shumë herë më dinjitoz në këto raporte se sa Berisha që i djegur “nga qulli” i viteve 90, i frynte dhe Kosit në vitet 2000 me Greqinë. Rama e di se po diskuton me Greqinë, për problemet që kemi ne brenda vendit, për raportet tona elektorale, për pazare depuetësh dhe presione kolacionesh, dhe jo për raportet shtetërore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ai e shikon këtë përfshirje të Greqisë si një çështje klientelizmi të dikujt që mer rrogën në Athinë vetëm për PBDNJ në Shqipëri. Dhe po u përgjigjet me arrogancë. Sikur po flet me Vangjel Dulen dhe Nikollaq Neranxin!

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 3 nëntor 2016

Pasardhëse

3 talljet e bythës së politikës, nga të cilat nuk vumë kurrë mend!

Pasardhëse

3 talljet e bythës së politikës, nga të cilat nuk vumë kurrë mend!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.