• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Basha: Modeli i ramës është krimi, oferta për fermerët hashashi, punësimi, në arat me kanabis

1 November, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Hashashi është kultura bujqësore që u ofron Edi Rama fermerëve dhe arat me kanabis, vendet e punës për shqiptarët. Këtë deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë dëgjimit dhe bashkëbisedimit me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në degën 11 në Tiranë. Edi Rama që si model ka kriminel e trafikantë si Elvis Roshin, Armando Prengën dhe Artur Bushin, kërkon t’ju imponojë modelin mësuesve dhe pedagogëve, tha zoti Basha.
“Gënjen fermerët e shkretë të cilëve u premtoi rritje të subvencioneve dhe iu  mori dhe subvencionet që kishin, për t’ua dhënë 11 miqve të tij, 220 milionë dollarë . Flet me fermerët që s’kanë prodhim bujqësor dhe u thotë: “Si jeni me kanabisin?”. Kur e di fare mirë që kanabisi mbillet në Shqipëri  vetëm me lejen e Edi Ramës dhe vetëm me të licencuarit e Edi Ramës, se kushdo tjetër që del jashtë kooperativës së kanabisit të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, goditet. Flet me mësuesit, ky që si model u solli shqiptarëve krimin, kriminelët, Elvis Roshin, Artur Bushin dhe Armando Prengën me kompani. E sheh veten e vet, në rastin më të mirë, si një drejtor burgu dhe shqiptarët si të burgosurit e tij që mund t’i keqtrajtojë njësoj si në kohë të diktaturës.”
Në fund të mandatit, tha zoti Basha, Edi Rama s’ka asnjë bilanc të qeverisjes së tij. 300 mijë vendet e reja të punës, shëndetësia falas, mbështetja e fermerëve, ulja e çmimit të energjisë dhe naftës, janë mashtrimet për të cilat Edi Rama duhet të japë llogari para shqiptarëve dhe jo të fshihet duke fajësuar të tjerët, theksoi zoti Basha.
“Fajin për këto 3 vite të keqqeverisjes e paska Partia Demokratike, fajin e ka opozita, fajin e ka media, fajin e ka populli , vetëm Edi Rama nuk ka faj. Me këtë teori bredh nga jugu në veri. Shqiptarët kërkojnë zgjidhje dhe ne kemi ofruar një rrugëzgjidhje që kalon përmes bashkimit të të gjithë qytetarëve të të gjithë faktorëve politik e shoqëror në një aleancë të madhe vlerash për t’ia kundërvënë aleancës së drogës të krimit dhe të korrupsionit.”

Paraardhëse

FOTO/ Rama takohet me Agron Dukën dhe Ndre Legisin

Pasardhëse

Tahiri prezanton shërbimin vullnetar në polici

Pasardhëse

Tahiri prezanton shërbimin vullnetar në polici

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.