• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Veseli përpiqet të unifikojë deputetët për deklaratën për liberalizimin e vizave

28 October, 2016
në Kosovë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli është përpjekur edhe sot gjatë seancës së Kuvendit të unifikojë Grupet Parlamentare për të miratuar deklaratën e propozuar nga ai për procesin e liberalizimit të vizave.

Pavarësisht përpjekjes së Veselit, deputetët e opozitës edhe në këtë seancë nuk pranuan që të pajtohen me propozimin e nxjerrjes së një deklarate që i bënë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri u përpoq që edhe në këtë seancë mos të fokusohet tek procesi i unifikimit të deklaratës për heqjen e vizave, duke kërkuar që në seancë të diskutohet për çështjen e demarkacionit e jo për heqjen e vizave.

Ndërsa Grupet Parlamentare të AAK-së e NISMA-s thanë se nuk mund të pajtohen me propozimin e koalicionit qeveritar pasi propozimet e tyre nuk po merren parasysh.

Pas diskutimeve, kryeparlamentari Veseli tha se Grupt mund të mblidhen dhe të unifikojnë qëndrimet për këtë çështje me inetres për qytetarët, por partitë opozitare nuk dëshiruan të bashkëpunojnë për këtë temë.

Më poshtë është draft-deklarata finale e propozuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli:

 D E K L A R A T Ë (draft)

Ne deputetët e Republikës së Kosovës, të përkushtuar për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, përmes fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut;

Të përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të mirë me Malin e Zi dhe me të gjitha vendet fqinje.

Pavarësisht dallimeve që kanë mbi mënyrën e shënjimin e kufirit të mes Kosovës dhe Malit të Zi, koalicioni qeverisës dhe opozita qëndrojnë të bashkuar në qëllimin që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur;

Duke marrë për bazë këtë konsensus parimor, ne si përfaqësues të popullit, kërkojmë mirëkuptimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që qytetarëve të Kosovës të ju njihet e drejta e lëvizjes së lirë në Zonën Shengen.

Ju njoftojmë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave./ZERI/

Paraardhëse

Aktakuzë për krime lufte kundër Fatmir Limajt

Pasardhëse

Arabi, gjendet foshnja 2-ditëshe e hedhur në tokë (FOTO)

Pasardhëse

Arabi, gjendet foshnja 2-ditëshe e hedhur në tokë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.