• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Basha: Kredia nuk është zgjidhje për fermerët, subvencionet janë zgjidhja

28 October, 2016
në Ekonomi
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me fermerë të Gruemirës në Malësi të Madhe.

Sipas fermerëve, çmimi  i kulturave bujqësore sa vjen e ulet, duke mos mbuluar as kostot. Propozimi i kryeministrit për të marrë kredi është tallje, thanë fermerët, pasi, sipas tyre, është e pamundur të paguajnë këstet mujore.

“A keni takat ju me marrë kredi? Me çfarë do ta lani ju interesin e kredisë, në kushtet kur bujqësia jo vetëm është në vend numëro, por po bën hapa mbrapa?! Është zgjidhje kredia pasi e ke rrënuar tre vjet fshatin ? S’ke bërë asnjë investim, asnjë kilometër rrugë, asnjë metër rrugë nuk ke shtruar. A ishte ky që thoshte: “Do të shtroj rrugët në çdo parcelë”. Ndërkohë që një metër rrugë rurale nuk e ka shtruar. A ishte ky që thoshte do të sjell ujin, do të bëj vaditjen, do të bëj kullimin? Një vepër nuk ka filluar. A ishte ky që tha se do të shumëfishonte subvencionet për fermerët, me buxhet i ka përgjysmuar dhe ai përgjysmim që ka bërë me buxhet edhe ai nuk vjen tek fermerët, se e marrin një grusht njerëzish për grumbullim”, tha Basha.

“Zgjidhja për fshatin, zgjidhja për fermat, zgjidhja për fermerët është subvencioni. Nuk ka zgjidhje tjetër, se përndryshe nuk e bënte Europa. Subvencionet në vitin tonë të parë do të jetë 100 milionë euro dhe nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, do të shkojë drejtpërdrejtë tek fermeri, pa NIPT, pa burokraci. E vetmja gjë që do të matet do të jetë është prodhimi, kaq prodhim ke kaq subvencion meriton, do të marrësh subvencionin”, deklaroi Basha.

Në dëgjimin dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD në Malësi të Madhe, Basha përcolli mesazhin e bashkimit. “Nëqoftëse dikush mungon dhe i thotë vetes demokrat, që është gati për të ndarë kontributin e tij apo të saj, është detyra jonë ta thërrasim e ti themi që të kemi pritur. E djeshmja është e djeshmja, ajo çfarë ka rëndësi është e sotmja dhe e nesërmja. Në këtë betejë nuk mund, nuk duhet e nuk do të mungojë asnjë demokrat, asnjë burrë apo grua që kërkon largimin e Edi Ramës, ata do të jenë pjesë e kësaj familje, ata do të gjejnë hapësirën e tyre në këtë familje. Askush nuk duhet të ndihet as i paragjykuar, as i mënjanuar, as i përjashtuar”.

Paraardhëse

Pezullimi i “Vettingut”, Dokumenti i Venecias që diskretiton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Pasardhëse

Meta takon raporterët e Këshillit të Europës

Pasardhëse

Meta takon raporterët e Këshillit të Europës

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.