• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama: Berisha abuzoi me ndihmën shtetërore, ndryshojnë rregullat

26 October, 2016
në Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama akuzoi qeverinë e mëparshme se ka keqpërdorur ndihmën shtetërore në kundërshtim me ligjet e Bashkimit Europian.

“Vlera e ndihmës shtetërore në Shqipëri gjatë viteve 2007-2012 ka qënë pothuajse sa fatura që qeveria e kaluar la si borxhe të papaguara për investime apo shërbime të mara nga të tretët. Në këtë rast 631 milion euro. Ajo që ka qënë një problem serioz në këndvështrimin tonë është se shteti shqiptar e përdorte ndihmën në kundërshtim të hapur me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe si favorizim shpesh herë për konkurrencën e padrejtë”, tha Rama.

Kryeministri tha se në tre vitet e fundit politikat e ndihmes që shteti jep për ndërmarrjet private kanë ndryshuar rrënjësisht .

“Për herë të parë ne kemi krijuar një mekanizëm që lidh ngushtë ndihmën shtetërore me punësimin, duke ndihmuar ata sektorë që garantojnë më shumë punësim për shqiptarët. Në vitin 2015 sektorët që përfituan më shumë nga ndihma shtetërore ishin bujqësia me 25 % të totalit, ujësjellës-kanalizime  me 7%, transporti me 7% dhe pastaj nxitja e punësimit me 4.6%”, tha ai.

Sipas tij, tashmë skema se si përfitohet kjo ndihmë është jo vetëm në përputhje me ligjet e Bashkimit Europian, por edhe më transparente.

“Faktikisht me ndryshimet ligjore që kemi bërë këtë vit në ligjin e ndihmës shtetërore autoriteti i konkurrencës duhet shqyrtoje rast pas rasti të gjithë aplikimet. Autoriteti ka tashmë mundësinë që të parandalojë rastet kur skema të mëdha të ndihmës mund të sjellin pasoja negative si prishje rregullash të konkurrencës  apo kur mund të gjykohet se biznesi merr përmes ndihmës më shumë se sa i takon për atë që sjell si impakt”, tha Rama.

Sipas kryeministrit politikat e reja të ndihmës shtetërore mundësojnë mbështetjen e sektorëve më produktiv të ekonomisë, të cilët krijojnë edhe më shumë punësim./TCH/

Paraardhëse

Kush fshihet pas bllokimit të Vetting-ut?

Pasardhëse

Rrëzimi i ligjit të Vetting-ut, Basha: Vendim i drejtë

Pasardhëse

Rrëzimi i ligjit të Vetting-ut, Basha: Vendim i drejtë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.