• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tahiri fton nxënësit në zyrën e tij: Njihni problemet tona, nesër do t’i zgjidhni ju

26 October, 2016
në Aktualitet
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në kuadër të muajit antitrafik në Tiranë, nxënës të shkollave 9-vjeçare, të mesme e viktima të trafikimit, kanë çelur një ekspozitë me piktura. Ajo u vizitua edhe nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Pasi u shpërndanë disa çmime, Tahiri kërkoi nga pjesëmarrësit në konkurs që disa punimeve të ekspozohen në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

‘’Më thanë që ju duhet t’i merrni mbrapsht. Unë do ju kërkoja miqësisht të na i lini për pak kohë t’i ekspozojmë te Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë që vizitorët e Ministrisë, – apo të organizojmë dhe ca ekspozita të tjera, – të shohin artin tuaj, imagjinatën tuaj, për probleme që sot janë probleme jo të vogla për shoqërinë ’’, tha ministri.

Tahiri ftoi gjithashtu nxënësit të ndjekin nga afër një ditë nga puna e tij, në zyrën e ministrit, për të kuptuar problematikat e përditshme.

‘’Bashkë me organizatorët, unë do kisha shumë dëshirë që, ndoshta mbi baza javore, disa prej jush të vinin dhe të vizitonin zyrën time, mund të shpenzonim disa orë bashkë. Juve të ndiqni mënyrën si punojmë ne në Ministrinë e Punëve të Brendshme, unë të kem fatin e madh të asistohem prej jush gjatë ditës së punës dhe të shpenzojmë pak kohë më shumë, për të njohur problemet që janë probleme tonat dhe të cilat nesër do ju vijë dita t’i zgjidhni ju’’, shtoi Tahiri.

Koordinatorja Kombëtare kundër Trafikimit u shpreh se Shqipëria është e prekur nga ky fenomen dhe plagët janë të rënda, ndaj duhet përballje qytetare.

“Ju çdo ditë mësoni për fenomenet sociale pozitive dhe negative. Trafikimi i personave është një nga fenomenet më të rënda sociale dhe globale. Por këto fenomene kërkojnë në përballje qytetarë të përgjegjshëm dhe aktivë, profesionistë të mirëinformuar dhe të dedikuar”, theksoi Gjebrea.

Paraardhëse

De Biasi: Nëse Interi më telefonon do i përgjigjesha

Pasardhëse

Komentuesi e akuzon si hajdut, Shpëtim Gjika: Motra jote erdhi vetë me qejf

Pasardhëse

Komentuesi e akuzon si hajdut, Shpëtim Gjika: Motra jote erdhi vetë me qejf

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.