• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Kushtetuesja, kur frika fiton mbi Amerikën

25 October, 2016
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Mesa duket reforma në drejtësi do të hyjë në analet e shtetit shqiptar, si tentativa për ndryshim më e anatemuar dhe e goditur me gur në historinë 25 vjeçare të postkomunizmit. Pas luftës dyvjeçare të njërës pjesë të politikës, pas oponencës së dëshpëruar të një aradhe të madhe politikanësh, zyrtarësh dhe personazhesh gjithfarësh (përfshi edhe kreun e shtetit), pas peripecish që çuan gati në rënien e qeverisë dhe shpërndarjen e Kuvendit gjatë korrikut, kapitulli më sensitiv i reformës, Vetingu, mori një “Jo” të madhe të martën edhe nga Gjykata Kushtetuese. Paneli i gjyqtarëve që kanë për detyrë të peshojnë aktet ligjore, në raport me ligjin themeltar, ka hedhur një hap që shumëkush e shihte si të pamundur: kanë kthyer mbrapsht të vetmin ligj që e kanë shkruar nga fillimi deri në fund ndërkombëtarët.

Një sentencë kundër SHBA dhe BE mund të quhet pa mëdyshje vendimi i Kushtetuese. Një sentencë që tenton të blejë kohë, për të ngadalësuar procesin e pastrimit me themel të sistemit të drejtësisë. Ka fituar presioni i politikës dhe i kastës, mbi presionin e Uashingtonit dhe Brukselit. Kjo provë e vetme mjafton për të kuptuar sesa frikë dhe makth ka zgjuar reforma tek ata që historikisht kanë bërë servilin e çdo ambasadori amerikan të rradhës. Pa folur për mbështëtjen masive që opinioni publik shqiptar i kishte dhënë reformës, qysh në hapat e parë të saj.

Rrëzimi në Kushtetuese i ligjit të Vetingut përbën një akt të pastër sabotazhi ndaj nismës më të

rëndësishme kushtetuese të 25 viteve të fundit, për të filluar normalizimin e shoqërisë shqiptare. Të mos harrojmë që me reformën në dorë, Shqipëria trokiti në dyert e Bashkimit Europian, duke marrë premtimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit në dhjetor. Ishte ky hap që mundësoi një zbutje të tillë tonesh në Bruksel, edhe në këto kohë të zymta për projektin e zgjerimit të BE.

Kushtetuesja po kërkon ta kthejë Vetingun në Komisionin e Venecias, me një lëvizje të dëshëruar dhe krejt pa sens.

Sepse Komisioni i Venecias është shprehur tashmë për reformën dhe e ka miratuar hapur marrjen e masave drastike, për të dalë nga një situatë po aq drastike dhe e paprecedent, në të cilën  vegjeton Shqipëria prej një çerek shekulli. Si i tillë, ky gjest ka vetëm qëllimin që të fitojë pak kohë, për të ndalur lupën e reformës mbi dosjen e pistë të drejtësisë shqiptare. (Javanews)

Paraardhëse

“Darkat e gabuara” e gazetarëve me pushtetin

Pasardhëse

“Donald ishte një bishë”: Dëshmitarët rrëfejnë për festat e Trump me seks, drogë dhe modele të mitura

Pasardhëse

“Donald ishte një bishë”: Dëshmitarët rrëfejnë për festat e Trump me seks, drogë dhe modele të mitura

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.