• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Grabitjet në biznese, Tahiri: Ligji i ri, kamerat do kenë lidhje direkt me policinë

24 October, 2016
në Aktualitet
0
pagat e policëve
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një takim administratorët e kompanive të karburantëve foli për masat shtesë të sigurisë. Në fjalën e tij, Tahiri tha se nga 2011 deri në 2016 kanë ndodhur 170 grabitje në karburante, ku vetëm 40 % e këtyre grabitjeve janë zbuluar.

Lidhur me këtë fenomen negativ që ndodh në vendin tonë, ministri  propozoi disa masa shtesë në mënyrë që të evitohen këto raste. Sipas tij, një nga masat që do të ndërmerren është ajo e kamerave të sigurisë, ku sipas ligjit të ri do të kenë lidhje direkt me policinë.

Tahiri tha gjithashtu se duhet të eleminohen faktorët që faktorët që nxisin pasigurinë. “Nga 2011-2016 janë mbi 170 vjedhje dhe grabitje dhe janë zbuluar jo më shumë se 40% e tyre. Kjo sepse jemi përpara një lloj fenomeni kriminal që ka vështirësi në hetim.

Unë iu jam adresuar me një letër që synoj bashkëbisedimin paraprak mbi të cilin duhet të shohim mënyrën sesi të marrim masa që këta faktorë nxitës ti bëjmë zero, që të ekiminojmë vjedhjen dhe grabitjen e karburanteve në të gjithë Shqipërinë.

Tahiri edhe një herë deklaroi se duhet të eliminohet komunikimi me para në dorë gjatë natës, mes operatorit të shitjes së karburantit dhe klientit. Së bashku me vendosjen e kamerave, Tahiri i konsideroi këto dy elementë si masat më të domosdoshme”, deklaroi Tahiri para mediave.

Sipas tij është e nevojshme eliminimi i lëvizjes me para cash gjatë natës dhe lënja e tyre nëpër pikat e karburanteve. “E para dhe më e domosdoshmja është eliminimi i parave cash gjatë natës në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri dhe kjo të bëhet duke përdorur teknologjinë dhe duke përdorur mundësinë që paratë mos i mbajë në xhep operatori shitës i karburantit, por të paktën gjatë natës të jenë pjesë komunikimit që ka qytetari, konsumatori me një automat elektronik që garanton siguri maksimale.

E dyta masë e domosdoshme është sistemi i kamerave. Thuajse të gjithë pa përjashtim sot keni bërë investimet tuaja personale për të pasur një sistem kamerash për të pasur në çdo pikë karburanti. këtë e keni bërë si pasojë e vetëdijes tuaj se duhet ky investim për të qenë më të siguritë. Thuajse të gjithë e keni bërë këtë mbi bazën e njohurive personale apo profesionale pa një konsultim me policinë, sepse kjo çështje nuk ka qenë as në vëmendjen e policisë më pare”, deklaroi ai.

Tahiri propozon gjithashtu që me anë të teknologjisë, në pikat e karburantit të bëhet identifikimi i targës së makinës, nëse është e falsifikuar apo jo.

“Unë do të doja që ky standard të ishte deri në nivelin e njohjes automatike të targës dhe memorizimin automatik të personit dhe targës në komunikim të vazhdueshëm online non stop në kohë reale me policinë. Në mënyrë që policia të dijë që në atë moment nëse një targë që paraqitet në atë sekondë në një pikë karburanti është e falsifikuar apo jo dhe kjo sot nga pikëpamja teknoklogjike është fare e kollajtë. Kjo mund të na marrë kohë, energji dhe jo pak burime financiare, por duhet të hedhim hapin e parë me garantimin e një sistemi që mundëson një nivel minimal të kritereve teknologjike, sistemit të kamerave”, deklaroi Tahiri.

Nëse këto masa tha ministri i Brendshëm do të ishin bërë 5 vjet më parë, situata e grabitjes apo vjedhjes së karburanteve nuk do të ishte kjo që është sot.

Paraardhëse

Blushi për partinë e re: Projekti ynë do të jetë një Shtëpi e hapur për të gjithë

Pasardhëse

Rama premton rritjen e rrogave për pedagogët: Ja sa do të bëhen

Pasardhëse

Rama premton rritjen e rrogave për pedagogët: Ja sa do të bëhen

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.