• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rama e teproi në Beograd, Shqipëria të japë shpjegim

23 October, 2016
në Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për Kosovën, në vizitën e fundit në Beograd, nxiti diskutime jo vetëm të qytetarëve të Kosovës, por edhe zyrtarëve të institucioneve të Kosovës.

Deputeti socialist dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, në një intervistë për KosovaPress është shprehur se ka pasur tejkalim, por nuk duhet të ngrihet në nivelin për të krijuar vakum midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas Majkos, do të mjaftonte një vizitë urgjente në Tiranë e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, që të mund të zgjidhej kjo çështje, duke mos u bërë konsumues të deklaratave, që shumë analistë i marrin dhe i kthejnë në doktrina për të krijuar dallime midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Një lloj mos informimi që ka ekzistuar lidhur me atë se çka do të diskutohej në Beograd midis Qeverise së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës dhe mendoj se ky mund të konsiderohet problemi më esencial, në koordinim dhe informim midis dy palëve i cili është shumë i detyrueshëm për marrëdhëniet për të dyja vendet kanë me Serbinë. Nëse Kosova dhe Shqipëria do të shkojnë përballë Serbisë të pakoordinuara sigurisht që ne do të ndodhemi përballë një historie të tillë sikur kjo e sotmja, çka u tha pse u tha, pse ndodhi. Sigurisht nuk jam në një opinion me një pjesë që këtë ngjarje e morën për të krijuar një debat qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovës për ta sigmatizuar si problem midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Në marrëdhënie me Beogradin, marrëdhënie shqiptaro-serbe është shumë e gjatë, ka pasur brenda vetes marrëdhënie të shumë kryeministrave dhe sigurisht edhe shumë gabime të cilat vijnë përgjithësisht nga pala shqiptare, dhe këtë duhet ta pranojmë këtë siç është. Si qytetar i Kosovës e vlerësoj shumë ndjeshmërinë e Prishtinës dhe në këtë drejtim mendoj se Shqipërisë i nevojitet një punë shumë specifike edhe nga ana njerëzore për t’i shpjeguar të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës atë çfarë ka ndodhur”.

Ish-kryeministri shqiptar vlerëson se Kosova dhe Shqipëria janë vëllezër dhe nuk ka gardh për t’i ndarë, por duhet kuptuar që kanë historinë e dy vëllezërve që kanë shtëpitë e veta.

Sovraniteti i Kosovës

Megjithatë, Majko ka theksuar se nëse preket sovranitetit i Kosovës, Shqipëria implikohet në konflikt me cilindo.“Ne mund të mos jemi lojtar global, por ne mbetemi vendi i cili nëse preket sovraniteti i Republikës së Kosovës, Shqipëria hyn dhe implikohet automatikisht në konfliktin me cilindo”, tha Majko.

Kosovar apo shqiptar?

E lidhur me diskutimet, “kosovar apo shqiptar”, Majko është shprehur se shqiptarët kanë provuar mjaftueshëm njëri-tjetrin në momente të vështira, dhe pikërisht ne këto momente shqiptarët duhet të jenë bashkë, dhe nuk kanë asnjë arsyeje në botë për të mos qenë bashkë.

“Ne diskutojmë sot elemente, probleme të cilat më shumë që janë krijuar nga politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës janë pjesë e një strategjie e cila përgjithësisht vjen nga Beogradi e cila përpiqet t’i thotë ndërkombëtareve, Brukselit që marrëdhënia e tyre me shqiptarët është në Tiranë dhe jo në Prishtinë, arsyeja sepse do që trajtimi juridik ndërkombëtar i Kosovës të mos jetë i një shteti, por i një gjysmë shteti, i një marrëdhënie të ngrirë e cila në thelb fletë kundër interesave dhe jo vetëm të Prishtinës, por edhe të Tiranës”, tha ai.

Majko ndër të tjera tha se nuk duhet ngatërruar identiteti shtetëror dhe kombëtar, e ata që kërkojnë të krijojnë histori si tha se mund të jenë të suksesshëm për një javë, një muaj por edhe tre muaj por jo më shumë.

Paraardhëse

EGJIPT / Përsëritet “mrekullia” e diellit

Pasardhëse

Ajo çfarë bën Ibrahimoviç pas humbjes nevrikos tifozët: I turpshëm ky gjest

Pasardhëse
ibrahimovic

Ajo çfarë bën Ibrahimoviç pas humbjes nevrikos tifozët: I turpshëm ky gjest

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.