• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Desada Metaj akuzon Majlinda Bregun se ka fotografuar kolegët e saj me Ramën

21 October, 2016
në Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fotoja e tre deputetëve të Partisë Demokratike me kryeministrin Edi Rama bëri xhiron e mediave sociale, si dhe u komentua shumë.

Kjo pasi  dy deputetët e opozitës, Luçiano Boçi dhe Asllan Dogjani më herët kishin debatuar ashpër me Ramën në parlamet. Kjo ka hedhur dyshime se kush ka qenë nga deputetët që ka fotografuar kolegët e tyre me kyreministrin Rama.

Gazetarja Desada Metaj, ka bërë një shkrim duke u nisur nga kjo foto dhe ka sulmuar ashpër Majlinda Bregun. Sipas saj, foto është shpërndarë nga deputetja, për të treguar se nuk ulet vetëm ajo me tavolinë me Ramën.

“Nga ana tjetër,”fotografet” e kafes së kuvendit, që në këtë rast janë deputete të PD apo mazhorancës, të frustruara dhe të kompleksuara nga ajo që të gjithë tashmë e dinë qartë, flirtimi me pushtetin, nxituan ta shpërndanin foton për të treguar se nuk janë vetëm ato që mezi presin që Edi Rama t’u ulet në tavolinë. Që nuk janë vetëm ato që luten që pas tringëllimës së telefonit të shfaqet emri i Kryeministrit dhe që të vijojnë në orët e vona me takime, negociata apo pazare.

Ky soj i opozitës mezi pret që të mos ndihet i vetëm dhe i keqpërdorur nga mazhoranca. Dhe për këtë nuk kursehet as të përdoret si paparacë, duke harruar se qan e rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat e këpucët. Mesazhet dhe foto që ky soj deputetësh shpërndanë për disa media,është kaq naiv dhe keqdashës sidomos në kohën e teknologjisë kur “printscreen” i spiunlliqeve qarkullon me të njëjtin intesitet. PD-ja mund të ketë plot probleme në mënyrën si ka zgjedhur të bëjë opozitë. Sa e flashkët apo pa thelb mund të jetë debati i saj me mazhornacën për çështje madhore kjo sigurisht që mbetet një temë për t’u rrahur e zgjidhur sa më shpejt.

Sepse ky vend e ky popull meritojnë një opozitë më vitale dhe të argumentuar. Gjë për të cilën nuk mund të ndihmojnë fotot e bëra vjedhurazi kolegëve të grupit parlamentar, që me gjithë defektet, nuk fshihen pas gishtit kur takohen me kundërshtarin politik dhe nuk presin sigurisht që të ardhmen e tyre politike ta vendosë Edi Rama.

Është e udhës që ata që nuk janë dakort me mënyrën si PD bën opzitë të dalin hapur me platforma personale ku bashkëpunimi me PS të jetë shtyllë kryesore. Kjo do t’i bënte ata më luajalë dhe të besueshëm, edhe pse me afrimin e zgjedhjeve PD-ja duhet të zgjedhë njëherë e mirë nëse do të vijojë flirtimet me Rilindjen apo do të mbajë qëndrim të ashpër dhe të ndahet njëherë e mirë nga pushteti që anatemon gjithë ditën, por që ndonjeherë ndan “shtratin” e natës”, shkruan Metaj.

Paraardhëse

SKANDALI/ Një tjetër prokuror denoncohet për rast korrupsioni

Pasardhëse

FOTO-ja e Shekullit, Spahiu, Çim Peka dhe Xhelal Mziu drekojnë së bashku

Pasardhëse

FOTO-ja e Shekullit, Spahiu, Çim Peka dhe Xhelal Mziu drekojnë së bashku

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.