• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vjollca Hoxha: Për Tanin dhe Top-in

17 October, 2016
në Aktualitet
0
vjollca hoxha
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Vjollca Hoxha

Faleminderit të gjithëve që keni ardhur, në emrin tim dhe fëmijëve të Tanit. Ka disa njerëz që u festohet ditëlindja gjithmonë. Për njërin prej tyre jemi mbledhur sot.

Në ditëlindje bëhen zakonisht bilance të një viti që lihet pas. Sa herë festojmë ditëlindjen e Tanit, këtu në Top Channel pyesim veten: sa afër ishim edhe këtë vit me idenë e tij për televizionin. Them sa afër, se fiks si e donte Tani, e di vetëm ai. Po besoj se nga aty ku po na sheh sot, ai buzëqesh i kënaqur. Sepse në këtë vit të Tanit, televizioni i tij është sërish i joni, por edhe i juaji. Besoj që në këtë ditëlindje të gjithë e ndjejmë këtë televizion edhe më të dashur, më të afërt, më familjar, sepse këtë ka dashur Tani gjithmonë. Ai donte që të gjithë ju, ne, shikuesit, të ndiheshim pjesë e tij.

Në këtë ditëlindje të Tanit, Top Channel është më i fortë, më transparent, më me integritet se një vit më parë. Dhe këtu nuk po flas për forcimin e tij ekonomik dhe financiar dhe për mirëmenaxhimin e të gjitha burimeve tona njerëzore dhe jo vetëm. Me programet dhe emisionet tona, informative, investigative, politike dhe argëtuese, jemi rikthyer sërish aty ku ishim dhe ku e meritojmë dhe ku donte Tani. Te numri 1 i telekomandës.

Janë me qindra rastet kur kamerat tona kanë zbuluar gabime, krime, abuzime, drama sociale. Por nuk kemi mbetur vetëm te zbulimi, por edhe te zgjidhja e problemeve.

Ishin të shumtë skeptikët e vitit të fundit. Të shumtë dhe “qentë që lehën anash karvanit” të Top-it. Por karvani eci dhe ecën përpara. Duke shtuar me qetësi shpejtësinë dhe me dashuri audiencën, influencën dhe reklamat. Se televizioni ky është apo jo?

Suksesi i këtij televizioni jeni ju. Ka nga ata që janë këtu që ditën e parë kur ai lindi. Ka të tjerë që punojnë nga më shumë se një dekadë. Ka nga ata që kanë ikur dje dhe ata që kanë ardhur sot. Ju them të gjithëve faleminderit. Ky sot është Top-i që do donte Tani. Dhe kjo është dhurata më e bukur që i bëjmë atij në ditëlindje.

E thashë, që ka nga ata që i kujtohet vetëm ditëlindja. Por nuk e kisha për Tanin. E kisha për ‎Top-in. Tani është nga ata njerëz që ka dy ditëlindje. Një sot. tjetrën më 19 dhjetor. Më 16 tetor lindi Tani i Top-it, më 19 dhjetor lindi Top-i i Tanit. Atëherë bën 15 vjeç. Edhe Top-i, por edhe Tani, në jetën e tij të dytë. Atë të televizionit të tij. Atë jetën që nuk mbaron kurrë.

Gëzuar ditëlindjen Tan. Të duam shumë. Familja jote e madhe, Top-i.

Paraardhëse

KRIM / Mafiozët shqiptarë në Holandë dhe lufta mes tyre

Pasardhëse

Maturantja e shkëlqyer: Si më vodhën të dhënat, më ndryshuan aplikimin

Pasardhëse
maturantja

Maturantja e shkëlqyer: Si më vodhën të dhënat, më ndryshuan aplikimin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.