• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

A ishte provokim për shqiptarët dhe serbët kravata e Ramës?

15 October, 2016
në Dosje
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Piktura është një art i thellë në të cilin përmes ngjyrës e vetëm një pamje grafike do të japësh edhe kuptimin e simbolikën që kërkon të përcjellësh tek tjetri dhe prandaj detajet marrin shumë rëndësi. Edi Rama është politikan shumë i zoti por edhe një piktor që e përjeton botën përmes ngjyrave dhe simboleve dhe që u kushton shuëm rëndësi detajeve. Njëri rast është kur e bojatisi Tiranën edhe pse kishin plasur tubat e fekaleve. Tjetri është simboli i fallus në kullë, gjarpëri në sheshin e betonuar Durrës, apo këpurdha tek Kryeministria.

Kudo që shkon Kryeministri Edi Rama sheh detaje dhe simbole që shpesh të tjerët as nuk i ndjejnë dhe kjo mënyrë e përjetimit të botës ia thjeshton kuptimin, por edhe në të njëjtën kohë e bën që të shohë atë që nuk e shohin njerëzit normalë. Shpesh ia qëllon dhe më shpesh ka arritur që të qartësohet edhe vetë dhe të shohë një realitet që të tjerët nuk e shohin. Rama është i fiksuar mbas detajit. Dhe ilustrimi më i bukur dhe më i saktë janë tre lapsat me ngjyrat e flamurit francez që vuri në thile mbas ndodhisë tragjike me Charlie Hebdo.

Një rast tjetër ndodhi kur kryeministri shkoi në Kombet e Bashkuara dhe kishte vënë një kravatë që e kishte dizajnuar po vetë dhe që kishte fytyrën e një djaloshi, cka lidhej edhe me aktivitetin ku po merrte pjesë. Në aktivitetin e nivelit të lartë, që ishte i organizuar nga Shqipëria së bashku me Selinë e Shenjtë, “Promovimi i mirëkuptimit dhe respektit në kohën e intolerancës”, Edi Rama kishte zgjedhur një kravatë krejt të ndryshme nga sa ka në shitje.

Ka kohë që diskutohet në rrethet diplomatike që kryeministri shqiptar mundohet të përcjellë mesazhe të tilla artistike, jokonvencionale dhe që janë shenja jo të lodhjes apo të devijimeve mendore por të përpjekjes për të impresionuar tjetrin dhe për të përcjellë një mesazh figurativisht dhe simplokisht që vetëm një njeri I përqëndruar në pikturë mundet që ta kuptojë.

Në Beograd ndodhi një skandal. Serbët e quajtën provokim kravatën e kryeministrit Rama. Shqiptarët u ngutën të reagonin sikur kjo ishtë një marrëzi tjetër serbe. Pse? Sepse në kravatën e kryeministrit Rama kishte një orbis të rrethuar me një unazë me ngjyrën të kaltër të thellë. Ashtu si edhe tre lapsat në thile, edhe orbis me unazë të kaltër të thellë kishte një kuptim të thellë dhe ishte një detaj që vërtetë përbën një simbolikë që për serbët mund të jetë shumë ofenduese sepse ata janë njerëz që nuk besojnë në rendin botëror. Sepse në një mënyrë interpretimi kjo do të thotë se nga lufta e kaosi që simbolizohej në kravatë nga shpërthimi i ngjyrave, do të dalë një fuqi perandorake dhe e fundme që sundon botën dhe që bashkëbiseduesi i tij e din se për cka po flet. Në një mënyrë tjetër interpretimi pagane, kjo do të thotë se së shpejti, në se nuk iu bindesh fuqive të caktuara, do të bjerë fatkeqësia dhe ti e din se ajo po vjen e se nuk ke zgjidhje. Nënshtrimi është e vetmja zgjidhje. Ky ishte mesazhi kravator për Vucic dhe për ata që e morën vesh.

Nuk e dimë a ka dashur të thotë këtë me kravatën e tij kryeministri Rama. Ende nuk e dimë ku e ka blerë dhe a ka në shitje kravata të tilla. Nuk e dime a kane te drejte serbet qe e quajten provokim. Sepse serbët janë një popull që jeton midis realitetit dhe paranojës, por që shpesh po ia qëllojnë mirë kryeministrave shqiptarë sepse i njohin mirë. Dhe në këtë rast, mund të kemi dyshime të justifikuara se britma e tyre ka një thelb të vërtete. Por a ishte skandal apo jo, për ne nuk ka rëndësi sepse nuk kishte asnjë symbol të shqiptarëve në atë kravatë përvec zjarrit të xhehnemit.

Paraardhëse

Ku (nuk) jam dakord me Blushin

Pasardhëse

“Marrsh nga vitet e mia”, urim si në kohën e Enverit për Berishën

Pasardhëse
Rama-Bolino vodhën dekoderat

“Marrsh nga vitet e mia”, urim si në kohën e Enverit për Berishën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.