• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Deputetët e PD peligrinazh te kulla e Berishës: Është Meka!

4 July, 2016
në Politikë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Kulla e Sali Berishës në Viçidol është shndërruar në një destinacion, të paktën për demokratët. Pjesë e pelegrinazhit në Viçidol janë bërë dhe ligjvënës të djathtë. Deputeti demokrat, Bedri Hoxha, në një postim të tijin në rrjetet sociale, të cilin e ka shoqëruar me tre foto të shkrepura para kullës së Sali Berishës në Viçidol, thotë: “Miq! Nuk jam në Jerusalem, as në Medinë, por te kulla e dr. Berishës. Këtu në përjetësi do të ngelet Meka e demokratëve. Respekt Tropojë!”.

Por ka dhe prej atyre që nuk e kanë pritur mirë ndërtimin e kullës së Berishës. Poshtë statusit të deputetit Bedri Hoxha një komentues shkruan:

“Po Kullën e Haklajve që ka qenë përballë në Kërrnajë e shihni dot ju që mburreni me këtë “Mekën e Viçidolit”? Jo nuk e shihni, se ajo Kullë Kreshnike është zhdukur nga themelet, biles dhe varret që kanë qenë përbri të parëve të saj. Këtë masakër e ka bërë Sali Berisha banori i asaj kullës që na e kini nxjerrë në foto dhe që na je kapardisur ti z.Bedri, së bashku me bandat e tij, dhe nuk dihet se ku janë 15 banorët e asaj kulle dhe sa janë vrarë prej tyre. Duhen thënë gjërat siç janë. Të paktën mirë që e vizitoni ju se banori i asaj shtëpie nuk ka qenë asnjëherë në ato anë që kur iku me valixhe druri në Tiranë”.

Kulla është rrënuar rreth dy dekada më parë, dhe prej disa muajsh është ngritur nga themeli. E konsideruar prej Hoxhës meka e re e shqiptarëve, demokratë ose jo, kulla e Berishës, sipas arkitektit Arkond Canaj kushton rreth 300 mijë euro.

Dhe deputetet Albina Deda, Arbiola Halimi dhe Irma Kopliku të Partisë Demokratike disa javë më parë kanë vizituar kullën e ish-kryedemokratit Sali Berisha që ndodhet në fshatin Viçidol në Tropojë. Sipas tyre të shkosh në Tropojë dhe të mos vizitosh kullën e liderit historik nuk quhet se ke qenë atje.

“Një vizitë te kulla ku lindi e u rrit lideri i madh i demokratëve dr. Berisha”, shkruante deputetja Deda.

Paraardhëse

Njeriu i Merkelit që do të kalojë në sitë gjyqtarët e prokurorët shqiptarë

Pasardhëse

Magjistarit i shkon keq truku, lëndon prezantuesen LIVE

Pasardhëse

Magjistarit i shkon keq truku, lëndon prezantuesen LIVE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.