• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Letra prekëse e një tifozi për Lorik Canën

24 June, 2016
në Opinion
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lorik Cana ka vendosur t’i japë lamtumirën kombëtares shqiptare të futbollit, një vendim i cili sado i pritshëm që të ishte, ka mërzitur shumë tifozë të kapitenit të kuqezinjve. “SuperSport” ka publikuar një letër prekëse të një tifozi shqiptar, i cili ka dashur t’i shprehë falënderimet e tij kapitenit për atë që ka dhënë në fushën e lojës e jo vetëm, gjatë këtyre viteve.

Letra e plotë e tifozit:

Edhe pse e di që nuk ke për ta lexuar kurrë, dërgimi i kësaj letre në këtë adresë, gjithsesi, më duket si një farë çlirimi. Nuk munda ta besoj, ishte dyfish më e hidhur sesa eliminimi, teksa mora vesh lajmin se ti do të largohesh nga kombëtarja. Nuk e di, jam thjesht pa fjalë, edhe pse e dija fare mirë që kjo mund të ndodhte tani, por shpresoja shumë që të shtyhej të paktën dhe për një edicion tjetër. Jam rritur me videot dhe ndeshjet e tua, Lorik.

Gjithmonë kur isha më i vogël dhe kërkoja për ndonjë prej lojtarëve shqiptarë në Youtube i vetmi opsion ishte emri Lorik Cana. Kërkoja dhe gjeja pafundësisht video për ndërhyrjet e tua, thuajse spektakolare, dhe për grintën tënde duke më bërë mjaftueshëm krenar për kombësinë time. Nëse Cana i ri do i përkiste kësaj periudhe do të ishe si Thiago Silva e jam i bindur që kartoni yt do të vlente më shumë sesa 50 milionë euro. Sa e sa ndeshje të Lacios të ndjekura, thuajse çdo ndeshje të kampionatit Italian, edhe pse kam zero interes për atë si klub vetëm për të parë paraqitjet e tua e për t’u krenuar me to. Dhe tani që mendoj që do të largohesh nga ne më duket sikur po marr vesh lajmin se kombëtarja shqiptare do të përjashtohet për disa vite nga aktivitetet futbollistike.

Po, po është e vërtetë që e ke marrë kombëtaren nga një gjendje thuajse amatore ku ishim nga vendi i 90 në FIFA dhe diçka më lart në UEFA dhe po ikën tani duke na lënë të 18 e Europës. Na ke lënë në duar të sigurta kapiten, por jo në njeriun udhëheqës të ekipit. Atë nuk e kemi ende. Nuk e kemi pasi në të kundërt kur ti mungoje ndaj Francës, tifozat nuk do të jepnin 100 alternativa për mbajtjen e shiritit por siç ndodhte më parë emri do të ishte një dhe i vetëm. Më vjen kaq keq që luftove një karrierë të gjithë për këtë ditë përfaqësimi në Europian duke refuzuar kombëtare aq të mëdha për një kombëtare fare të vogël, modeste dhe në fund kur mrekullia ndodhi, ti luajte vetëm 35 minuta. Sa i paparashikueshëm dhe i padrejtë që është ky fati. Megjithatë ti zgjodhe të ishe një luan në pyllin tonë dhe jo një dele në kopenë e të tjerëve. Nga sot e tutje nuk do ta kemi më një udhëheqës në kombëtare.

Nuk e di, nuk e imagjinoj dot këtë kombëtare pa emrin e Canës, pa ato ndërhyrjet që vetëm ti di t’i bësh, pa atë entuziazmin tënd që vetëm duke të parë karikon gjithë tifozerinë shqiptare. Ndoshta për aftësitë e tua ka pasur kohë, vitet e fundit që ishte lehtësisht i zevendësueshëm në ekip kombëtar, pasi dhe vitet bëjnë të tyren dhe prurjet fatmirësisht janë të shumta, por vetëm fakti që ti ishe një lider nuk mund të niste ndeshja pa ty titullar. Tani shpresoj edhe ëndërroj që një ditë sërish të shoh, jo shumë larg, pjesë të kësaj kombëtareje duke na drejtuar nga pankina si trajner. Je krenaria dhe legjenda e gjithë historisë të kombëtares shqiptare! Faleminderit që zgjodhe të ishe pjesë e jona!

Paraardhëse

Lulzim Basha shpallet i pafajshëm

Pasardhëse

Grevë në burgun e Drenovës: Duam reformën në Drejtësi

Pasardhëse

Grevë në burgun e Drenovës: Duam reformën në Drejtësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.