• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sfidat e kryebashkiakes së re të Romës

20 June, 2016
në Botë
0
La candidata sindaco di Roma del Movimento 5 Stelle, Virginia Raggi, ospite del programma Rai "Porta a porta", condotto da Bruno Vespa, Roma, 01 marzo 2016. 
ANSA/GIORGIO ONORATI

La candidata sindaco di Roma del Movimento 5 Stelle, Virginia Raggi, ospite del programma Rai "Porta a porta", condotto da Bruno Vespa, Roma, 01 marzo 2016. ANSA/GIORGIO ONORATI

3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Virginia Raggi, u zgjodh dje si gruaja e parë kryebashkiake e Romës dhe ka pesë vite për t’iu përgjigjur pritshmërive të rreth tre milionë romanëve të lodhur nga dështimet e qytetit.

Kjo avokate 37-vjeçare nga ana tjetër nuk mund t’i lejojë vetes gabime sepse tani Qyteti Hyjnor është shndërruar në një vitrinë të Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y), formacioni i ri politik antiparti që synon të marrë sa më shpejt drejtimin e vendit.

Sepse kreu i L5Y-së, Beppe Grilllo e ka shprehur qartë se “Roma është një trampolinë për qeverisjen e vendit. Nëse ne dështojmë, ne jemi ‘të vdekur’”.

Prioritetet e shpallura

– Transparencë në menaxhimin e qytetit dhe të administratës, të implikuara në shumë skandale financiare dhe afera korrupsioni, ku L5Y-ja kërkon të zgjedhur të përgjegjshëm dhe Raggi premton një vigjilencë të përforcuar në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Antikorrupsion.

– Kaos në transporte, ku premtohet rritje e numrit të autobusëve dhe tramvajëve, më shumë rrugë të rezervuara për transportet publike dhe nxitje për përdorimin e biçikletave.

– Prioritet pastrimit të mbeturinave duke modernizuar mjetet në dispozicion për mbledhjen e plehrave, por edhe gjoba më të kripura për ata që e trajtojnë Romën si një kosh plehrash dhe hedhin gjithçka në rrugë.

– Kampet rome. Ndërkohë që e djathta dhe ekstremi i djathtë kishin bërë thirrje për të votuar për të në raundin e dytë për të bllokuar kandidatin e qendrës së majtë të Matteo Renzit, Raggi ka njoftuar se siguria është një nga prioritetet e saj dhe se synon për këtë të anashkalojë çështjen e kampeve të shumta rome që janë ngritur rreth kryeqytetit. Si dhe krijimin e një inventari të plotë të pasurisë për të garantuar që askush të mos jetojë në kurriz të të tjerëve.

Ajo që mbetet e paqartë

– Lojërat Olimpike. Raggi është angazhuar të mbështesë artin, kulturën dhe sportin, duke përsëritur se kandidatura e Romës për Lojërat Olimpike të 2024 nuk mund të jetë një prioritet.

– Borxhi i qytetit që tejkalon 12 miliardë euro dhe asfikson prej vitesh shërbimet, që kanë një mungesë të ndjeshme fondesh. Kjo çështje është debatuar gjatë gjatë fushatës, por nuk figuron mes prioriteteve të paraqitura nga Raggi në faqen e internetit të L5Y-së.

Në fakt flitet për një rinegocim ose refuzim të rimbursimit të një pjese të borxhit, por pozicioni i L5Y-së mbetet shumë i paqartë. E vetmja siguri është që Raggi sunon të fillojë sa më shpejt një audit mbi llogaritë e bashkisë.

– Çështja e 60 000 punonjësve të qytetit apo të kompanive të lidhura me qytetin. Administrata shumë e madhe e qytetit është kritikuar shpeshherë për inefikasitetin e saj dhe shpeshherë mungesën e përgjegjësisë.

Policia bashkiake kishte vendosur të mbante një grevë mbrëmjen e fundvitit më 31 dhjetor 2014. Të hënën e kaluar, autobusët dhe metrotë e Romës kishin shpallur grevë duke reduktuar transportet gjithë mbrëmjen…  që përkonte me ndeshjen e fituar 2-0 kundër Belgjikës.

“Një rastësi”, kishte komentuar Virginia Raggi, që qëndron shumë e kujdesshme mbi këtë dosje delikate.

Paraardhëse

E çuditshme, por e vërtetë: Rama dizenjoi uniformën e Kombëtares

Pasardhëse

Arrestohet monstra e Saukut, torturoi 3-vjeçarin në kopsht

Pasardhëse

Arrestohet monstra e Saukut, torturoi 3-vjeçarin në kopsht

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.