• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Rifillojnë negociatat për reformën. Në skenë një tjetër draft

8 June, 2016
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Takimi mes Ramës dhe Bashës nuk pati rezultat, por ambasadori amerikan nuk është dorëzuar ende. Ai është investuar në një përpjekje të re për gjetjen e kompromisit. Mbi tryezën e mazhorancës dhe të opozitës është një formulë e re, që nuk përfshin as 2/3-tat, as formulën me vende të rezervuara.

Palët nuk janë të gatshme të shpjegojnë këtë propozim të ri për kompromis, por kur Donald Lu sapo kishte mbaruar një takim njëorësh me Fatmir Xhafajn, kreu i opozitës Lulzim Basha përsëriti dia herë gatishmërinë për konsensus, bazuar mbi një formulë të re që eliminon kapjen politike të sistemit të drejtësisë.

“Edhe njëherë i përsëris se, nëse ka një sistem që ofron më shumë garanci se ky që ne kemi zgjedhur në bazë të propozimeve të ‘Venecias’, jemi gati ta diskutojmë dhe ta pranojmë. Por, nuk mund të pranojmë e nuk do të pranojmë asgjë më pak, sesa garancitë që ofron modeli që ne kemi përzgjedhur në bazë të propozimeve të ‘Venecias’”, deklaroi Basha.

Që ka ende shpresë se kompromisi mund të arrihet, kjo u duk edhe kur negociatori demokrat, Oerd Bylykbashi bëri një përkufizim optimist për situatën.

“Në ditët në vijim ta gjejnë këtë pikën e takimit pikërisht te teksti i raportit të Komisionit të Venecias”, deklaroi Oerd Bylykbashi.

Opozita unifikon votën, aleatët “mandatojnë” Bashën për qëndrimin

Sido që të përfundojë reforma në drejtësi, Lulzim Basha po bën përpjekje për të pasur një opozitë të unifikuar në Parlament. Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu e kanë mandatuar Bashën të marrë vendime edhe në emër të tyre.

“Opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje. Brenda tyre mund të ketë opinione personale nga njerëz të ndryshëm, por kjo është çështje tjetër. Unë gjykoj që është një ligj që duhet të kalojë në parim me konsensus”, deklaroi Dashamir Shehi.

“Unë shpresoj që pazari i gjësë së gjallë të ketë mbaruar dhe këtë pazar ta lëmë të paktën brenda ambientit shqiptar, mos e zgjerojmë tej tij. Nuk ngelet për të trokitur në derën e opozitës, por është për të trokitur në derën e mazhorancës për t’i dhënë zgjidhje”, deklaroi Fatmir Mediu.

Takimi i Bashës me dy deputetët aleatë vjen një ditë pasi kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi djegien e mandateve të të gjithë opozitës, nëse tentohet trafikimi i deputetëve të saj për një draft jokonsensual.

Deri tani, as mazhoranca nuk ka dorëzuar në Kuvend një nismë të njëanshme për reformën në drejtësi, siç paralajmëroi të hënën kryeministri Rama pas takimit të dështuar me kreun e opozitës.

Paraardhëse

Rama: Gjykatësi që pezulloi Çakon, killer me pagesë!

Pasardhëse

Çako e pranon para hetuesve: Ja çfarë kemi përgjuar

Pasardhëse

Çako e pranon para hetuesve: Ja çfarë kemi përgjuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.