• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Dosje

A ka lidhje Blushi me bandën e Çobenjëve?

4 June, 2016
në Dosje
0
95
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ben Blushi tashmë është jo thjesht një rival i Edi Ramës brenda PS-së, por një kundërshtar i pritshëm me një parti të re të së majtës, ku enigmë mbetet emri dhe njerëzit që do të marrë me vete nga selia rozë.

Kohët e fundit, një nga armët e Ben Blushit është pikërisht marrja e “të fortëve” dhe mbështetja tek ata në politikën e marrjes së votave, siç është rasti i Elvis Rroshit apo edhe të tjerëve.

Po Ben Blushi, në veprimtarinë e tij politike ka qenë qelibar?

A ka takuar dhe mbështetur grupe apo njerëz të nëntokës së politikës?

Në fakt duke parë karrierën e Blushit, sidomos atë kreshendo, del se shkrimtari më i ri i socialistëve, ka qenë pushtetari që ritrazoi apo bëri “deal” me nëntokën në qytetin më të qetë të Republikës siç është Korça,

Nga viti 2003-2009 Ben Blushi u bë “Zotëria” i vërtetë i Korçës: nga Prefekt, deputeti numër një, në vendin ku ndodhën vrasjet e rënda e të pazbardhura siç janë ato të basketbollistëve.

Dhe pse nuk është cingruar shumë kjo plagë, Korça e pas vitit 2002 pati një riaktivizim të revanshizmit religjoz që solli një ridalje në skenë të të ashtuquajturit “grup të pesë dyqaneve”, i cili ishte një bandë e egër e përbërë nga vrasës e keqbërës që kontrollonin biznesin e u bënë njësh me politikën.

Nga viti 1990 deri në 1996, “Pesë Dyqanet” ishin në hije edhe pse u bënë krime të tmerrshme.

Por Agron Musaraj, Ministri i Brendshëm i asaj kohe, dërgoi në qytetin e Korçës, Pëllumb Korfuzin, një komisar me dorë të fortë me profesion inxhinier miniere, që vuri rendin duke përdorur metodat e ustallarëve të vjetër.

Por me largimin e “Katanit” siç i thërrisnin Fortuzit, u rigjallëruan bandat e vjetra të Korçës, me të ashtuquajturët bandat e pesë dyqaneve.

Aq i fortë ishte ky grupim sa dhe Athina e cilësoi Korçën investim strategjik sponsorizuar zgjedhjet e mbi katër deputetëve vllahë, në një zonë ku myslimanët ishin shumicë.

Ben Blushi në këtë kohë u dërgua nga Fatos Nano si prefekt i Korçës, nga ku nisi lobimin për tu zgjedhur deputet i qytetit, pikërisht zonës ku lulëzonte “Banda e Pesë dyqaneve”.

Në kohën kur kanë ndodhur vrasjet dramatike të dy basketbollistëve Sokol Jahollari dhe Rafael Riza, Blushi ka qenë njeriu më i fuqishëm i Korçës. Madje edhe kryeprokurori i Korçës, Vangjel Tanellari, një person i lidhur me fije të Bandës së Pesë Dyqaneve, nga politika u komandua kur fshehu provat dhe sot e kësaj dite, basketbollistët nuk kanë një faktor të akuzuar për vrasjen e tyre.

Ajo vrasje që tronditi tërë Korçën dhe që e di qyteti mbarë, ndodhi pikërisht si pjesë e klimës revanshiste.

Ben Blushi në atë kohë nuk doli asnjë fjalë për vrasjen e basketbollistëve dhe bandën e çobenjve, siç quhet ndryshe banda e pesë dyqaneve…

Paraardhëse

33 të vdekur në një aksident automobilistik

Pasardhëse

Pse Ali nuk lejoi që ylli i tij të vendoset në tokë

Pasardhëse

Pse Ali nuk lejoi që ylli i tij të vendoset në tokë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.