• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Si e doni ministrin, homo apo të korruptuar?

4 June, 2016
në Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri gjërat që bëjnë bujë janë ato të gabuarat. Aq bujë sa bënë të mbathurat e Shukriut nuk e bëri skandali i Metës para pak kohësh me afera korruptive. Sepse ne skandalizohemi nga veshmbathjet e jo nga hajdutëria. Se përse jemi kaq sipërfaqësorë kanë ndikuar shumë faktorë, por më kryesori lidhet me një mungesë niveli ndërgjegjësimi kolektiv se kush janë vlerat e vërteta. Ja një shembull mbi një ngjarje të paralajmëruar:

Nëse ishit të vëmendshëm dje, dëgjuat një thashethemnajë mbi një ministër të qeverisë aktuale dhe për aferën e tij hipotetike me një masazhator/e, që rastësisht qëlloi të ishte transvestit apo gay apo pak rëndësi ka formimi seksual. Pra diçka më “e keqe” se Shukriu, që në fund të fundit mbi femër u lëshua “i ziu” se s’kishte parë ndonjëherë të tillë me sy.

E duke ngelur tek thashethemet, aludimet, parashikimet mbështetur në disa  indicie që kushedi kush i hodhi, për çfarë arsye i hodhi apo ku donte të godiste, pa dalë akoma të vërtetat, shqiptarët u mblodhën në kuvendin e tyre për ta “llafosur” një herë këtë rast. Ububu-ja ç’ishte kjo e zezë që na ndodhi, ne nuk jemi pederast e transvestitë, jemi popull me tradita, na thoni kush është ky ministër i mallkuar ta mbysim me duart tona dhe kush është ky që na udhëheq pa pikë turpi. Ne e kemi për krenari të qeverisemi nga i korruptuari, por nga imorali kurrsesi.

Mbi nderin e shqiptarit nuk shkel dot askush, se na del nami nëpër botë që ministri jonë shkon me burra dhe na del boja ne shqiptarëve që mbahemi për hamshorë e kjo nuk durohet! Korrupsioni është lule përpara kësaj!

Në fakt pakkush u morr me thashethemin B (që nëse është i vërtetë) është për të ulëritur nga mëngjesi në darkë. Vlera për ta blerë këtë video që mos të transmetohej (sipas thashethemit) kishte kapur 2 milionë euro. Ku i gjeti ministri këto para? Ministri i cili nuk paguhet më shumë se 1000 euro në muaj ta blen kokën me miliona euro… Ky ishte thashethemi i cili ngeli në harresë dhe nuk iu dha rëndësi. Mjafton kjo e seksualitetit mos jetë e vërtetë, pa për korrupsionin merremi vesh. Me një dorëheqje kalon gjithçka. Jep dorëheqjen si fillim, bëhet gjyqi, del i pafajshëm, merr dëmshpërblim për burgim të padrejtë dhe histori përsëritëse që kurrë nuk ndryshuan.

Nuk e di nëse kjo video është e vërtetë dhe do dali ndonjë moment, por dua të di cilin ministër doni më shumë nëse do të duhet të zgjidhni: Ministrin “homo” apo të korruptuar? Veç një gjë është e sigurt, ministri po të jetë i korruptuar mundet ta fshehë çdo gjë, edhe homseksualitetin edhe vrasjen, edhe shtypjen edhe të zezat që ka mbi shpinë. E fsheh me 1 ose 2 milionë euro, sipas rastit. Ndaj unë të korruptuar nuk e dua, ndërsa për të tjerat ta zgjidhin “moralistët” që do kenë përrallën e radhës për tu marrë: Nga brekët e Shukriut tek b*tha e ministrit.

Paraardhëse

Zhvishet Kristin Prengaj, ja si ekspozon gjoksin pa reçipeta (Foto)

Pasardhëse

Meta thirret me urgjencë në SHBA. Shkak droga apo përgjimi i Tahirit?

Pasardhëse

Meta thirret me urgjencë në SHBA. Shkak droga apo përgjimi i Tahirit?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.